Plani i mbrojtjes së BE, Shqipëria mund të përfitojë nga fondi miliarda eurosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria mund të përfitojë para në formën e huave, për të blerë armatime, si pjesë e planit të ri të Bashkimit Europian për të fuqizuar mbrojtjen.

Sipas një raportimi në “Politico”, pjesë e vendeve përfituese të fondit të përbashkët prej 150 miliardë eurosh do të jenë edhe vendet kandidate në Bashkimin Europian.

Nga huat do të përfitojnë vendet anëtare të Bashkimit Europian, por edhe shtete të tjerë kandidate në BE dhe që kanë nënshkruar marrëveshje partneriteti për sigurinë me unionin. Që prej janarit të këtij viti BE ka nënshkruar marrëveshje partneriteti për sigurinë me Shqipërinë, Norvegjinë, Moldavinë, Korenë e Jugut, Japoninë dhe Maqedoninë e Veriut.

Plani i mbrojtjes së BE, Shqipëria mund të përfitojë

Mundësia mbetet e hapur edhe për Turqinë dhe Serbinë, si shtete kandidate, raporton “Politico”.

Fondi i ndarë për armatime është pjesë e planit 800 miliardë eurosh të BE-së për të rritur sigurinë përballë kërcënimit rus dhe sinjaleve për tërheqje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Be gjithashtu ka vendosur se prodhuesit amerikanë dhe britanikë të armëve, këta të fundit ndoshta përkohësisht, të përjashtohen nga lista e blerësve të mundshëm.

“Duhet të blejmë më shumë nga kompanitë evropiane. Kjo do të thotë forcim i bazës industriale dhe teknologjike të mbrojtjes evropiane,” deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kur shpalli programin Readiness 2030. “Duhet të shohim jo vetëm Rusinë si një kërcënim, por edhe zhvillimet globale gjeopolitike dhe vendimet strategjike të Shteteve të Bashkuara”, tha Komisioneri Evropian i Mbrojtjes, Andrius Kubilius.

Plani i mbrojtjes së BE, Shqipëria mund të përfitojë

Në vitet e fundit, rreth dy të tretat e porosive të prokurimeve të BE-së kanë shkuar për kompani amerikane të mbrojtjes.

Komisioni paraqiti propozimin e tij afatgjatë për politikën e mbrojtjes, të njohur si një dokument i bardhë. Gjithashtu, ai propozoi një sërë masash ligjore për të lehtësuar shpenzimet ushtarake dhe për të krijuar një treg të integruar të mbrojtjes.

Lexo edhe :  Elisa Spiropali hapi seancën në Koferencën e Strasburgut

“Nuk po e bëjmë këtë për të shkuar në luftë, por për t’u përgatitur për më të keqen dhe për të mbrojtur paqen në Evropë”, tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Kaja Kallas.

Kërcënimi nga Rusia është faktori kryesor që po shtyn Evropën të forcojë industrinë e saj ushtarake.

Por edhe ndryshimet në politikën amerikane nën administratën e presidentit Donald Trump po e detyrojnë BE-në të lëvizë shpejt.

Rreziku i mbështetjes së tepruar te SHBA-ja u bë i dukshëm kur Trump vendosi papritur të ndalonte dërgesat e armëve dhe ndarjen e inteligjencës me Ukrainën./E.T

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV