Rama ‘respekton’ Dumanin në prag zgjedhjesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri ka vlerësuar kreun e SPAK për punën e tij, por thekson se pa reformën nuk do të kishte guxuar të vepronte. Sipas Ramës, Dumani kishte virtytet, por jo “shpatën e drejtësisë”, e cila më parë ishte në duart e pushtetit politik.

Ai nënvizon se reforma e solli këtë ndryshim dhe Partia Socialiste ishte ajo që e bëri të mundur. Mesazhi që përcolli  Rama është i qartë: Respekti për Dumanin mbetet, por meritat kryesore i takojnë reformës dhe mazhorancës.

Kryeministri Edi Rama, në një takim me kandidatët socialistë të qarkut të Elbasanit, foli me tone “respekti” për kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke e vlerësuar për punën e tij dhe sulmet që ka përballuar. Por ndërsa e përgëzoi për integritetin, Rama nuk la pa nënvizuar se pa reformën në drejtësi, Dumani nuk do të kishte pasur guximin të vepronte.

“Dumani ka qenë aty, prokuror prej vitesh, dhe virtytet nuk i erdhën nga reforma, i ka pasur,” tha Rama, duke ngritur më pas pyetjen që duket se ia kishte gati përgjigjen: “Pse nuk thirri Dumani ndonjë politikan ato vite që ishte prokuror?” Përgjigja sipas tij është e thjeshtë: “Nuk është çështja e Altinit, por e shpatës së drejtësisë. Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik.”

Një mesazh i qartë se virtytet e prokurorëve nuk mjaftojnë pa ‘shpatën’ e duhur, të cilën, sipas Ramës, e solli reforma në drejtësi. Dhe sigurisht, sipas tij, asgjë nuk do të ishte e mundur pa Partinë Socialiste që e miratoi dhe e mbështeti këtë reformë. Me fjalë të tjera, Dumani mund të ketë respektin e kryeministrit, por borxhin e ka diku tjetër.

Dyshja zgjedhore Rama-Basha

Në këtë fushatë zgjedhore nuk mungojnë momentet e humorit, dhe këtë herë protagonistët janë sërish Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Teksa kryeministri dhe ish-kryeministri duket se kanë “harruar” njëri-tjetrin, të dy kanë gjetur një objektiv të përbashkët: Bashën.

Gjatë takimit në Elbasan, Rama e përmendi Bashën në stilin e tij karakteristik, duke e krahasuar me dikë që ka lindur me fat, por në versionin e tij, ky fat ka të bëjë me gjumin: “Basha është një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli lindi me këmishë nate”, tha Rama.

Lexo edhe :  Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin/ Rama nxjerr pamjet: Ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal!

Natyrisht, Basha nuk e la këtë pa përgjigje. Në një video të postuar nga makina e tij, me muzikën e Unikkatilit në sfond, ai e ktheu ironinë mbrapsht, duke i kujtuar Ramës se disa nga ish-bashkëpunëtorët e tij tashmë janë të veshur me një lloj tjetër këmishe – atë të burgut.

“Veç mos kaj, veç mos kaj, Rame. Me këmishë ë? Me ça këmishe, me këmishë nate apo këmishë burgu? Ku i ke shokët Rame? Ça këmishe ka veshur Lali Eri? Po Ilir Beqja? Vetëm Beni ka shpëtuar deri tani ë? Hajde Rame, këmishë vija-vija shokëve. 7×7 bëjnë 313”, ironizoi Basha, duke bërë një lojë fjalësh me numrin e njohur të burgut të Tiranës.  Ndërkohë, Sali Berisha nuk e humbi rastin për të komentuar këtë përplasje.

Duke folur për mediat, ai tha se Rama dhe Basha më në fund e kanë nxjerrë hapur atë që sipas tij e kishin mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë.  “Tani, atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur. Se dashuritë kanë faza. Kanë fazën latente, e kanë fazën publike. Nuk ka gjë të re. E kishin ata dhe dolën publikisht.

Zoti ua shtoftë”, u shpreh Berisha, duke i dhënë kështu një tjetër dozë ironie kësaj sage politike.  Në fund të ditës, ndërsa vendi është në prag zgjedhjesh, këto batuta mes liderëve politikë duket se po shërbejnë më shumë për argëtim sesa për debat real politik. Ndërkohë, qytetarët mbeten spektatorë të këtij ‘reality show’-u të pandërprerë të politikës shqiptare.

Të fundit

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të...

Katër të arrestuar për flakët në Berat, kamerat filmojnë një prej zjarrvënësve

Katër persona janë arrestuar për zjarret në qarkun Berat. Policia ka njoftuar këtë të mërkurë se ka vënë në pranga “4 autorët e zjarrvënieve...

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

Lajme të tjera

Web TV