Anglia shumë e fortë për Shqipërinë, kuqezinjtë mposhten në “Wembley”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria humbet ndeshjen e parë të eleminatoreve për Kupën e Botës 2026, teksa mundet 2-0 nga Anglia.

Në mitikun Wembley të pushtuar nga tifozët kuqezinj, ndeshja nisi me një kontroll të topit nga skuadra angleze. Pasime të shumta dhe një ritëm i lartë nga “Tre Luanët”, që detyruan kuqezinjtë e Sylvinhos të luanin në gjysëmëfushën e tyre.

Goli dukej çështje kohe dhe në fakt kështu ishte, pasi do të vinte minuta e 19, aty ku një vertikalizim i saktë nga Bellingham do të nxirrte të lirë 18 vjeçari debutues Lewis-Skelly që goditi saktë për sjellë golin e parë të Anglisë në këto kualifikuese nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Skelly bëhet lojtari më i ri që shënon në debutim me përfaqësuesen angleze.

Ekipi ynë u mundua të reagojë në të 28-ën, por ishim të pafat teksa topi devijuar në këmbët e Burn shkon në traversë. Fundi i fraksionit të parë foli sërish për të besuarit e Tuchel, aty ku Bellingahm, Kane dhe Burn iu afruan ndjeshëm golit, por Starkosha dhe fati ishte në anën e kuqezinjve, duke bërë që Shqipëria të shkojë në pushimin e pjesëve me disavantazhin e vetëm një goli.

Në pjesën e dytë ritmi mbetet i njëjtë me vendasit që dominuan në kontrollin e lojës, ndërsa ekipi ynë mendon thjesht të mbrohet. Broja do të ishte lëvizja e parë e Sylvinhos pas më shumë se 1 ore lojë. Dhe pikërisht aktivizimi i Brojës i dha kuqezinjve më shumë kreativitet përpara, me sulmuesin që u mundua të ishte aktiv, duke vendosur në vështirësi në disa momente prapavijën e anglezëve. Një Angli jo e bukur në pjesën e dytë na ndëshkon sërish me sulmuesin kryesor të saj Harry Kane, që në minutën e 77, i shpëton mbulimit të Ajetit e nuk fal për ta çuar topin në rrjetë.

Lexo edhe :  Gara për titull në Serie A, Napoli ruan diferencën duke mbetur më afër trofeut

Përfundimisht mbyllet 2 me 0 në Wembley për “Tre Luanët”, e nisim me humbje fushatën e eleminatoreve drejt Botërorit 2026, ndërsa të hënën ndaj Andorrës në Tiranë do të kemi shansin për të marrë pikët e para./ D.C

Të fundit

Video/ Anakonda gjigante filmohet në përruan pranë pyjeve të Amazonës?

Një video mahnitëse është shfaqur online, duke treguar një anakondë gjigante që zvarritet nëpër një përrua në pyjet e...

Vrau 34-vjeçarin pasi i dhunuan prindërit, autori i krimit mbërrin në gjykatë!

Ka mbërritur në Gjykatë për njohjen me masën e sigurisë, Ylber Jaku, autori i dyshuar i vrasjes së 34-vjeçarit Reshit Sallahu, krim i ndodhur...

Çfarë është Giro d’Italia, si lindi idea dhe sa para marrin fituesit?

Ka nisur Giro d’Italia 2025, një nga garat më të mëdha dhe më prestigjioze të çiklizmit botëror. Kjo garë u krijua si iniciativë nga...

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pas dyshohet se ka kryer 6 v vjedhje/tentativa për vjedhje të dyqaneve, të kryera...

Eksperti i punësimit: Profesionet që iu paguajnë më mirë sot janë këto

Eksperti i punësimit, Arbër Xhihani, ka qenë së fundmi i ftuar në “Live From Tirana”, ku ka zbuluar se cilat janë punët më të...

Lajme të tjera

Web TV