Disa parashikime për të ardhmen që mund t’ju çudisin, por shkenca vë dorën në zjarr

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga mesjeta e deri para 1 shekulli, gjërat nëpër botë duket sikur kanë ndryshuar me hapa tejmase të ngadalta.

Por, revolucioni teknologjik i shekullit të fundit ka përshpejtuar ritmin e ndryshimeve deri në atë masë, sa shpesh na duket sikur nuk jemi në gjendje ta ndjekim ritmin supersonik të ndryshimeve.

Sot, ato të cilat dikur quheshin imagjinatë e shfrenuar e shkrimtarëve gjenialë, janë realitet i zakonshëm. Ndërsa ato të cilat përpara pak vitesh do t’i quanim “parashikime”, sot janë në fakt thjesht synimet për të cilat po punojnë shkencëtarë nga e gjithë bota, të cilat është thjesht çështje kohe që të materializohen përpara syve tanë.

Ju tregojmë më poshtë sesi do të duket e ardhmja shumë më e afërt sesa mund ta mendoni:

Nuk do të ketë më tym cigaresh

Synimi është që në një të ardhme të afërt, tymi i cigareve do të jetë zhdukur plotësisht dhe përgjithmonë. Shkencëtarët kanë zbuluar se tymi i cigares përmban deri në 6 mijë kimikate potencialisht të dëmshme, kështu që shumë prej tyre janë impenjuar që të krijojnë produkte pa djegie dhe pa tym, siç është IQOS, i cili ka marrë edhe autorizimin nga FDA si produkt me risk të reduktuar.

Nuk do të ketë më sheqer

Besojeni ose jo, kështu siç e kemi nisur, na pret një e ardhme pa shijeshtuesit që na pëlqejnë më së shumti. Ndonëse mjekësia në vetvete ka akoma mangësi në gjetjen e kurave për disa prej sëmundjeve më të rënda, si kanceri apo sëmundjet autoimune, ajo e cila po e ndryshon shëndetin publik duket ndërgjegjësimi i një pjese më të madhe të njerëzve në lidhje me faktorët që përbëjnë rrezik për shëndetin.
Që nga cigarja, si shkaktar i vërtetuar i shumë sëmundjeve, tek sheqeri dhe kripa, ndërgjegjësimi i gjerë në lidhje me ndikimin e këtyre faktorëve në shëndet ka bërë që prodhuesit e mëdhenj të ushqimit të vihen përpara përgjegjësisë për të gjetur alternativa pa sheqer, por me ëmbëlsues artificialë.

Lexo edhe :  Koreja e Veriut është rezerva e tretë më e madhe e Bitcoin në botë

Librat? Do të vazhdojnë të jenë

Edhe për të paktën 50 vite, shkrimtarët do të vazhdojnë të shkruajnë, librat do të vazhdojnë të printohen, njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë në autobus, tren dhe tramvaj, dhe do të zhyten në përfytyrime për personazhet e tyre të preferuar. Librat do të jenë vërdallë edhe për shumë gjatë!

Telefonë që përdoren pa duar

“Telefonët nuk do të jenë kështu siç i njohim ne. Ata do të jenë pajisje të realitetit të shtuar (augmented reality) që do të ndryshojnë mënyrën si ne perceptojmë botën. Koha në ekranet e telefonave tanë do të rritet në mënyrë eksponenciale.”, tha Ivan Guzenko nga SmartyAds Inc. Ideja është që telefonët do të kenë sensorë të cilët do të marrin komanda nga lëvizjet e syve, kokës, apo edhe thjesht, prej qëndrimit që ne mbajmë përpara një sërë mundësive zgjedhjeje për komandat.

Telefonët do të kenë ekrane që mund të projektojnë në 3D, tamam si në filmat me superheronj të Marvel. Duke patur parasysh zhvillimin e sensorëve të telefonëve në vetëm 5 vitet e fundit (psh. face recognition: njohja e fytyrës) nuk është aspak për të mos u pritur që zhvillimi i pajisjeve tona më të dashura të marrë këtë lloj drejtimi.

*Informacion i rëndësishëm: IQOS nuk është pa rrezik dhe prodhon nikotinë, e cila krijon varësi. Urdhëri i marketingut të FDA-së për sistemin IQOS, datë 7 korrik 2020./k.k

Të fundit

Pse alergjitë bëhen më të ndjeshme gjatë mëngjesit

Për shumë njerëz të prekur nga alergjitë ndodh që simptomat të rëndohen më tepër në mëngjes. Por cili është...

Kujdes gjobat janë të larta! Afati për deklarimin e të ardhurave po përfundon

Individët që kanë pasur pagë bruto mbi 1.2 mln lekë në vitin 2024, duhet të dorëzojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale. Nëse nuk...

Rama ‘godet’ Berishën me ironi: O buf, boll, lista jonë investim për BE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me të rinjtë në kryeqytet, për prezantimin e kandidatëve të Tiranës. Gjatë fjalës së tij,...

Tragjedia në Koçan, del ekspertiza ligjore: Të gjithë vdiqën nga asfiksia!

Të gjitha viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën nga asfiksia, që u shkaktua drejtpërdrejt nga zjarri, tha më...

Fleta gargantuane dhe 140 deputetët e tepërt!

Nga Ben Andoni Fleta e votimit me përmasa gjigande e Qarkut të Tiranës, e vlefshme më shumë për koleksionistët, në këto zgjedhje do të përmbajë...

Lajme të tjera

Web TV