“Erdha i fundit, babë”/ Thaçi lë buqetën me lule në varrin e të atit, mesazhi prekës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u kthye këtë të premte nga Haga në Kosovë për të vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.

Leja për këtë vizitë u dha nga autoritetet në Hagë, pas kërkesës së Thaçit.

  • foto galeri

I shoqëruar nga forcat e sigurisë së EULEX, Thaçi vendosi lule mbi varrin e të atit dhe la një mesazh prekës mbi kurorën:

“Te varri yt erdha i fundit, babë! Para meje erdhën mijëra qytetarë! Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”

Thaçi nuk pati mundësinë të merrte pjesë në varrimin e të atit, por më herët, më 13 mars 2025, kishte qenë i lejuar ta vizitonte atë në spitalin e Prishtinës./e.t

Të fundit

Nard Ndoka: Sondazhin e Baton Haxhiut ma dërguan 3 orë para mbylljes së votimit

Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane, i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Danglli në A2 CNN,...

Nis numërimi në Korçë, për herë të parë njëkohësisht edhe diaspora!

Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka nisur numërimi i votave në bashkinë e Pustecit në Korçë. Po ashtu,...

Befasi në Vorë! PD përmbys rezultatin! Myslim Murrizi del i pari

Rezultatet e para nga bashkia e Vorës kanë dalë dhe ndryshe nga të dhënat që sugjeroi kutia e parë, të tjera kanë përmbysur shifrat....

A do ta pranosh rezultatin? Berisha ngurron të japë përgjigje: “Jam këtu…”

Kreu i PD Sali Berisha, në deklaratën që mbajti për mediat, u pyet edhe nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Kreu i PD nuk...

Partia Socialiste del kundër KQZ: Pse nuk e publikuat rezultatin?

Partia Socialiste ka kritikuar rolin e KQZ-së. Zëdhënësja për zgjedhjet e PS, Hela Kace, shprehet se mos nxjerrja e rezultatit në zonat ku pati...

Lajme të tjera

Web TV