Juristja Brizida Gjikondi thotë se Sali Berisha shpik gjëra të paqëna, teksa kryedemokrati deklaroi se Yuri Kim është shkarkuar dhe do procedohet për korrupsion, e cila rezultoi e pavërtetë nga DASH.
Në një intervistë për një emision televiziv, Gjikondi u shpreh se Berisha ka në listat e kandidatëve për deputetë, njerëz agresivë dhe të dhunës.
“E dërgoi Yuri Kim në një pozicion më të lartë se i mëparshmi. Për një farë momenti, i ishte hequr emri nga webi i DASH, por t’u zëvendësuar me emrin e ri të punës.
Në një forcë politike kakoonike si ajo e Berishës, që merret me emocionet negative, e shftyrëzon dhe ngre një ligjërim, që është shkarkuar në korrupsion. Nuk zgjati shumë gënjeshtra. Njerëz si Berisha, marrin zë dhe marrin ekrane. Zonja Yuri Kim është emëruar nga Trump, është pjesë e administratës së Trump.
Dosja e non gratës është realizuar nga administrata e Trump. Këto gënjeshtra, që gjoja Yuri Kim do procedohet për korrupsion, këto i bën për Shqipërinë e vogël. Është e trishtueshme çfarë e pret parlamentin shqiptar, nëse do të votohen. Nuk mendoj se Shqipëria e 2025, duhet të bëjë politikë të tillës, të agresivitetit dhe dhunës”, theksoi ajo./ S,M