Gradimi i Yuri Kim/ Berisha nuk dorëzohet: Kam faktet e mia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detyra e re e ish-ambasadores Juri Kim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka verbuar Sali Berishën dhe shpresën e tij për heqjen e non gratës nga administrata Trump.

“Edhe herën e parë nuk kisha burim, edhe kësaj radhe nuk kam, por e besoj, mediat njëherë thonë këto njëherë ato.”

Por njoftimi ka dalë nga vetë DASH, dhe ndodhet në faqen zyrtare, aty ku doktori mori 4 vite më parë deklaratën e shpalljes non-grata.

Doktori nuk ndryshon, ashtu si non grata Dodik i Bosnjes me Sekretarin e ri Amerikan, edhe Berisha sben hapa pas në akuzat e tij për Juri Kim.

“Unë qëndrim nuk ndryshoj. Ftoj kongresin amerikan dhe FBI, ta hetojnë për korrupsion. Nuk i kam të pabazuara ato akuza unë.”

Një sqarim e kishte edhe për djalin e xhaxhait të ish kryebashkiakut socialist të Kavajës, Elvis Rroshit, të cilin e ka afruar si kandidat ne listat e tij. Gjaku uje nuk behet sipas doktorit.

“Nuk është argument. Ç’faj ka kushëriri. Ka lidhje gjaku, po jo aktivitet me të. Është nga partitë aleate.”

Pra si me zonjën Çapja në Elbasan, apo fisin Rroshi në Kavaje, dekriminalizimi i politikës nuk është më një problem me Sali Berishën. Ndoshta fakti që koalicioni ka tre të pandehur në krye, njërin akoma në qeli, si dhe dëshpërimi për të kapur çdo votë, me çdo mjet, e ka bërë doktorin më fleksibël për koalicionin e tij madhështor./   S,M

Të fundit

Kujdes gjobat janë të larta! Afati për deklarimin e të ardhurave po përfundon

Individët që kanë pasur pagë bruto mbi 1.2 mln lekë në vitin 2024, duhet të dorëzojnë Deklaratën Individuale të...

Rama ‘godet’ Berishën me ironi: O buf, boll, lista jonë investim për BE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me të rinjtë në kryeqytet, për prezantimin e kandidatëve të Tiranës. Gjatë fjalës së tij,...

Tragjedia në Koçan, del ekspertiza ligjore: Të gjithë vdiqën nga asfiksia!

Të gjitha viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën nga asfiksia, që u shkaktua drejtpërdrejt nga zjarri, tha më...

Fleta gargantuane dhe 140 deputetët e tepërt!

Nga Ben Andoni Fleta e votimit me përmasa gjigande e Qarkut të Tiranës, e vlefshme më shumë për koleksionistët, në këto zgjedhje do të përmbajë...

Lajmi që prisnim në mes të marsit për Berishën nga Uashingtoni erdhi!

Nga Mero Baze Raporti pasqyron punën e gjithë qeverive në botë në luftën me pastrimin e parave dhe luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar...

Lajme të tjera

Web TV