Këngëtarja shqiptare trondit me deklaratën: Kam qenë viktimë e dhunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka bërë një rrëfim të guximshëm, duke treguar për herë të parë se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish-partneri i saj, me të cilin ishte në një moshë.

Tahiri ka treguar se ish-partneri i saj ishte djali i një funksionari të lartë politik në Maqedoni dhe se për shkak të kësaj fatkeqësie ajo u njoh me burrin e saj aktual, i cili ishte avokati që e mbrojti nga dhunuesi.

“Unë kam qenë me dikë të moshës time. A më ka pyetur dikush se si më ka trajtuar ai? Ose pse jam ndarë? Nuk jemi përshtatur, ndoshta ka pasur dhunë ndaj meje. Kam qenë 19 vjeçe, ka qenë shumë e vështirë dhe nuk i kam treguar as familjes. I vetmi person që i kam treguar ka qenë avokati im, i cili sot është burri im. Dhe mua askush nuk më është ndalur të më pyesë: ‘Prit, pse?’ Ai ka qenë krah për mua në çdo aspekt.,” tha ajo.

Adelina tha se askush nuk është ndalur për ta pyetur për të kaluarën e saj, por paragjykimet nuk kanë munguar për martesën e saj me një burrë maqedonas dhe më të madh në moshë.

“Paratë sot janë shumë të lehta për t’u bërë, nuk kam pasur nevojë për një njeri për para. Kam dalë hapur dhe kam treguar se kush është burri im, ndryshe nga shumë këngëtare të tjera,” shtoi ajo.

Duke folur për raportin me bashkëshortin, Tahiri tha se ai ka qenë krah i saj në çdo hap dhe se edhe nëse ndahen, do të ndahen me paqe.

“Sot jetoj shumë e lumtur, dhe edhe nëse do të ndahesha, do të ndahesha me paqe me burrin tim, sepse kam me kë të bisedoj. E shoh përballë dhe flas me të. Por dhunën nuk e pranoj në asnjë mënyrë. Kam pasur të bëj me një person, babai i të cilit ka qenë funksionar shumë i madh politik, dhe e kam pasur shumë të rëndë. Jam gjykuar pa arsye“.

Lexo edhe :  Pjata nga e cila Ronaldo nuk heq dorë kurrë, i pëlqen si e gatuan nëna Dolores

Kur u pyet përse nuk ka folur më parë, ajo tha: ‘Nuk kisha dashur të flas sepse nuk dua të përmend emra. Nuk është situata dhe momenti i duhur. Ndoshta dikur në jetë do ta them, por tani jo’.

“Ka të bëjë me korrupsionin, me pozitat dhe këto lloj gjërash. Por unë nuk kam dhënë dorëheqje. Deri në muajin e nëntë të shtatzënisë kam shkuar deri në fund.”, u shpreh këngëtarja. Ajo u bëri thirrje njerëzve të ndalin paragjykimet dhe komentet negative, duke theksuar se askush nuk e di se çfarë fshihet pas një fotografie në rrjetet sociale.

“Megjithatë, gjithmonë kam dalë e buzëqeshur dhe shumë e fortë. Edhe kur kam qenë shtatzënë, më kanë gjykuar pa fund: ‘Ke bërë fëmijë me këtë, me atë… do ta mbysim fëmijën!’ Pse po gjykoni? Prandaj, nuk duhet të ulemi në Instagram dhe TikTok vetëm për të bërë komente negative. Mos e bëni, sepse nuk e dini kurrë çfarë fshihet pas asaj fotografie.”, tha ajo./k.k

Të fundit

Tragjedia në Koçan, del ekspertiza ligjore: Të gjithë vdiqën nga asfiksia!

Të gjitha viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën nga asfiksia, që u shkaktua...

Fleta gargantuane dhe 140 deputetët e tepërt!

Nga Ben Andoni Fleta e votimit me përmasa gjigande e Qarkut të Tiranës, e vlefshme më shumë për koleksionistët, në këto zgjedhje do të përmbajë...

Lajmi që prisnim në mes të marsit për Berishën nga Uashingtoni erdhi!

Nga Mero Baze Raporti pasqyron punën e gjithë qeverive në botë në luftën me pastrimin e parave dhe luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar...

“Për kokë të djemve…”/ Kush e bëri Gertën që të shpërthejë në lotë

Shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4” është përfshirë sot në disa debate të forta mes banorëve. Gerta ka diskutuar me...

Ndahet “torta” e fushatës/ KQZ ndan paratë, 131 milionë lekë për 11 parti

131 milionë lekë u janë vendosur në dispozicion 11 partive politike vetëm për fushatën zgjedhore parlamentare. Nga torta e fondeve, Partia Socialiste e cila përfaqëson...

Lajme të tjera

Web TV