Kompania ultimatum punonjësve/ Martohuni deri më 30 shtator, ose do të pushoheni nga puna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punëtori ideal në prodhuesin kinez të kimikateve, sipas memorandumit të brendshëm, është punëtor, i virtytshëm dhe besnik. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, i gatshëm për të pasur fëmijë për të mirën e vendit.

Ky ishte mesazhi që kompania, Shandong Shuntian Chemical Group, u dërgoi punonjësve të pamartuar së fundmi, në një njoftim që u përhap gjerësisht në mediat sociale.

Ai i udhëzoi ata të krijonin familje deri më 30 shtator, ose ndryshe: “Nëse nuk mund të martoheni dhe të krijoni familje, kompania do të ndërpresë kontratën tuaj të punës”.

Shandong Shuntian, nuk ishte kompania e parë që u përpoq të diktonte jetën personale të punonjësve të saj mes shqetësimeve në rritje për rënien e martesave dhe lindjeve në Kinë. Javë më parë, një rrjet i njohur supermarketesh, i kishte thënë stafit të tij që të mos kërkonte dhurata për fejesë, për të ulur koston e dasmave.

Të dy urdhrat u kritikuan gjerësisht, për shumë nga të njëjtat arsye që njerëzit refuzojnë të krijojnë familje në radhë të parë. Përveç kostos ekonomike për të pasur fëmijë, shumë të rinj kinezë përmendin një dëshirë për autonomi personale. Ata refuzojnë idenë tradicionale se familjet e tyre duhet të drejtojnë jetën e tyre dhe sigurisht që nuk janë të prirur t’i lënë punëdhënësit e tyre të thonë fjalën e tyre.

Vitin e kaluar, 6.1 milionë çifte kineze u martuan – një rënie prej 20 për qind nga një vit më parë, dhe më e pakta që kur qeveria filloi të publikonte statistika në vitin 1986. Popullsia e Kinës ka rënë për tre vjet rresht.

Autoritetet janë përpjekur t’i kthejnë këto tendenca. Zyrtarët kanë vizituar gratë në shtëpi për të pyetur nëse planifikojnë të mbeten shtatzënë. Qeveria gjithashtu, botoi një propagandë që pretendonte se shtatzënia mund t’i bëjë gratë më të zgjuara dhe bëri thirrje për krijimin e një “atmosfere sociale miqësore për fertilitetin”, përfshirë në vendet e punës.

Lexo edhe :  Zbulim tronditës në thellësitë e Detit të Kuq

Disa kompani duken të etura për ta zbatuar propagandën.

Njoftimi nga kompania kimike, e cila filloi të qarkullonte në internet muajin e kaluar, u drejtohej punonjësve të pamartuar midis moshës 28 dhe 58-vjeç, përfshirë punëtorët e divorcuar.

“Të mos i përgjigjesh thirrjes së vendit, të mos martohesh dhe të kesh fëmijë, është pabesi”, thuhej në memo.

Me rritjen e talljeve në internet, kompania u tërhoq shpejt. E kontaktuar me telefon, një grua në selinë e saj tha se njoftimi ishte tërhequr dhe se qeveria lokale kishte urdhëruar kompaninë t’i nënshtrohej “korrigjimit”.

Ajo nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera. Zyrtarët lokalë të punës nuk mund të kontaktoheshin për koment.

Megjithatë, ka pasur sugjerime se qeveria mund të ushtrojë presion më të drejtpërdrejtë mbi punonjësit e saj.

Vitin e kaluar, një draftdokument nga Komisioni Shëndetësor i Quanzhou, një qytet në Kinën jugore, u përhap në internet. Ai u bënte thirrje punonjësve të agjencive qeveritare që “të merrnin drejtimin në zbatimin e politikës së tre fëmijëve”.

Dokumenti nuk specifikonte se çfarë nënkuptohej me zbatimin. Por komentuesit tërhoqën paralele me një letër të hapur të famshme nga autoritetet qendrore që shihet se ka nisur politikën e një fëmije në vitin 1980.

Ajo letër i nxiti anëtarët e partisë që të “merrnin drejtimin” për të pasur një fëmijë. Një zonjë që iu përgjigj telefonit në Komisionin Shëndetësor të Quanzhou konfirmoi ekzistencën e draftit.

Por ajo tha se qyteti po priste udhëzimet e nivelit më të lartë, përpara se të publikonin udhëzimet përfundimtare./E.T

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit, ‘transformohen’ xhamitë në Dubai

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Dubai kanë marrë një pamje të re spektakolare. Kjo...

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra...

“Je 50 vjeçe ke karrierë me prishje imazhi”/Debat mes Rozanës dhe Eglit: Ti po tall veten

Rozana ka patur përplasje të forta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Fillimisht debatoi me Gjestin dhe më pas me...

“Finalja” e mbijetesës, Teuta triumfon ndaj Skënderbeut mes polemikash

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në atë që mund të quhet edhe si finalja e mbijetesës. Durrsakët iu falën golit të shënuar nga Toma në...

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej me…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV