Ndahet “torta” e fushatës/ KQZ ndan paratë, 131 milionë lekë për 11 parti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

131 milionë lekë u janë vendosur në dispozicion 11 partive politike vetëm për fushatën zgjedhore parlamentare.

Nga torta e fondeve, Partia Socialiste e cila përfaqëson mazhorancën parlamentare, i është akorduar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve  65 milionë lekë.

Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike do të marrë rreth 45 milionë lekë.

Pason Partia e Lirisë me 9 milionë lekë, Partia Social Demokrate e Tom Doshit me 3 milionë lekë dhe

Parti të tjera parlamentare, kryetarët e të cilëve dolën deputet nga lista e sigurt e Partisë Demokratike, do të marrin  nga 2 milionë e 600 mijë lekë në 896 mijë lekë.

E vetmja parti e cila nuk hyri dot në parlament, por do të marrë fonde është Nisma Thurje, po aq sa një parti e cila ka një deputet në parlament, pasi në 2021 kaloi pragun 1% të votave.

Këto janë të vetmet subjekte të cilat përfitojnë fonde, nga lista e gjatë me 53 parti që  garojnë në zgjedhjet e 2025, përfshi partitë e reja të Lulzim Bashës apo Enkelejd Alibeajt, të cilat do u duhet të bëjnë fushatën me paratë e tyre.

Këtë ndarje, KQZ e ka bazuar tek rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 2021, dhe një votë për partitë që morën në ato zgjedhje, u vlen 85 lekë.

Në krahasim me atë vit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shkurtuar me 9 milionë lekë fondin e përgjithshëm të partive për fushatën, por këto nuk janë paratë e vetme të cilat do të përfitojnë.

Partitë anonime të Nard Ndokës, ballistëve e legalistëve po fërkojnë duart pasi deri në 2029, pa patur asnjë punë, do të fusin në xhep nga 8 milionë lekë në vit. /   S,M

Të fundit

Dita Botërore e Sindromës Down/ Fushatë ndërgjegjësuese për fëmijët dhe familjet

21 Marsi është Dita Botërore e Sindromës Down. Me këtë rast, ministritë në vendin tonë dhe organizata të shumta kanë...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

Aktori amerikan, Wings Houser, një figurë ikonë në film dhe televizion, vdiq më 15 mars në Los Angeles për shkaqe natyrore. Lajmin për vdekjen...

Anglia dyfishon shifrat ndaj Shqipërisë, realizon Kane

Angli 2-0 Shqipëri Shqipëria  përballet me Anglinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Për këtë takim, si trajneri Sylvinho, ashtu edhe homologu Tuchel, kanë vendosur...

E lidhur apo single?! Livia flet pa ‘doreza’, zbulon gjithçka rreth situatës me Mevlanin

Eftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Livia Brunga. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe...

E rëndë! Shqiptari vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën!

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qytetin Thannhausen, në Gjermani. Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se çifti është...

Lajme të tjera

Web TV