Policia ‘blindon’ Fushë-Krujën, operacion i madh antidrogë në disa lokacione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës dhe ajo e Fushë-Krujës janë duke zhvilluar një operacion të madh antidrogë.

Bëhet me dije se kontrollet janë fokusuar në zona të njohura për kultivimin e kanabisit, përfshirë serat, tunelet, banesat e braktisura dhe të gjitha vendet e dyshuara për këtë aktivitet të paligjshëm.

Kontrollet janë duke u bërë në disa zona të ndryshme të Fushë-Krujës, teksa në operacion kanë marrë pjesë forca të shumta policie.

Ende nuk ka detaje shtesë mbi persona të ndaluar apo sasi droge të sekuestruar, ndërkohë që në orët në vijim priten informacione më të plota./e.t

Të fundit

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

KQZ apel qytetarëve: Denonconi online parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në një postim në rrjetin social facebook i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë parregullsitë që mund të shfaqen gjatë...

Lajme të tjera

Web TV