Studimi i ri zbulon pse nuk kujtojmë asgjë nga fëmijëria e hershme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E keni menduar ndonjëherë si është të jesh foshnje? S’ka rëndësi sa përpiqeni, por nuk mund të kujtoni asnjë detaj?

Në të vërtetë, nuk është se nuk kemi kujtime nga fëmijëria e hershme, por thjesht nuk mund t’i kujtojmë gjatë jetës.

Një studim i publikuar në Science, ekzaminoi foshnje nga 4.2 muajshe e deri në 24.9 duke i ndarë në dy grupe: nën 12-muajshe dhe 12-24 muajsh.

Gjatë eksperimentit, të vegjlit u vendosën në rezonanca magnetike që kontrollojnë aktivitetin e trurit dhe iu shfaqën imazhe unike për dy sekonda. Studiuesit regjistruan aktivitetin në hipokampus, pjesën e trurit që lidhet me ndjesitë, kujtesën dhe sistemin autonom nervor.

“Hipokampusi është një strukturë e thellë e trurit që s’dallohet me metoda standarde ndaj ne duhet të zhvillonim një qasje të re për të kryer eksperimente kujtese me foshnjat brenda rezonancës”, tha për CNN profesori i Yale University, dr. Nick Turk-Browne. “Ky lloj kërkimi është bërë më parë me foshnjat që kanë qenë në gjumë sepse ata lëvizin shumë, nuk mund të ndjekin udhëzime dhe kanë intervale të  shkurtra vëmendjeje.

Dr. Simona Ghetti, profesoreshë në University of California, Davis, kërkimi i së cilës përqendrohet te zhvillimi i kujtesës në fëmijëri, tha se shumë studime kanë treguar kapacitetin e foshnjave për të regjistruar kujtime, por ky studim është unik sepse lidh regjistrimin e tyre me aktivizimin e  hipokampusit.

Pas një vonese të shkurtër, bebeve u shfaqeshin dy imazhe përbri njëri-tjetrit, një imazh që e kishin parë dhe një i ri. Studiuesit ndiqnin lëvizjet e syve të tyre për të parë se ku fokusoheshin më tepër.

Nëse një foshnje kalonte më shumë kohë duke vështruar imazhin e parë, tregonte që e njihte duke nënkuptuar kujtesën. Nëse nuk shfaqte preferencë, do të thoshte që kujtesa e tyre ishte më pak e zhvilluar.

Lexo edhe :  Sekreti i lumturisë për 56% të njerëzve s'është as shëndeti dhe as familja/ Ja kush është

“Lëvizjet e syve janë përdorur në qindra studime për kujtesën e fëmijëve dhe kategorizimin”, tha Ghetti. ”Të vegjlit shohin atë që iu duket më interesante dhe studiuesit  e kanë përdorur shpesh këtë sjellje spontane për të marrë të dhëna mbi funksionimin e kujtesës”.

Pas mbledhjes së të dhënave, ekipi analizoi skanerët duke i krahasuar. Provat kur foshnja nuk fokusohej në ekran dhe lëvizte apo puliste qepallat tepër, u përjashtuan.

Studimi zbuloi se hipokampusi është më aktiv te bebet më të rritura kur regjistron kujtime. Vetëm bebet më të rritura shfaqën aktivitet në korteksin orbitofronal që luan rol kyç në vendimmarrjen e lidhur me kujtesën dhe njohjen.

Është ende e  paqartë pse kjo ndodh te bebet mbi 12-muajshe, por me gjasë vjen si rezultat i ndryshimeve të mëdha në trup. “Truri i një foshnjeje u nënshhtrohet ndryshimeve perceptive, gjuhësore, motorike, biologjike etj gjatë kësaj kohe, duke përfshirë rritjen e shpejtë anatomike të hipokampusit”,  tha Turk-Browne.

Ekipi shkencor po punon për të testuar pse truri nuk i kujton më vonë këto ngjarje, por ka hipoteza se procesimi në trurin e bebeve mund të tregojë që hipokampusi nuk po merr komandat e duhura për të gjetur kujtimin e ruajtur bazuar në përvojën e bebes në atë periudhë kohore./e.t

Të fundit

A mund t’i përgjigjeni pyetjes që pothuajse të gjithë gabojnë në intervistat e Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni...

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Lajme të tjera

Web TV