Tre lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë për sfidën me Anglinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni nuk do të jenë në dispozicion të Silvinjos për mbrëmjen e sotme. Të tre këto lojtarë do e ndjekin ndeshjen nga tribuna e stadiumit “Wembley”.

Hadroj, ish-lojtari i Partizanit, duhet të presë për debutimin në një ndeshje zyrtare. Brruti, që ishte afrimi i bujshëm nga Kosova U-21, po ashtu nuk do të ketë mundësinë e debutimit. Portieri 20-vjeçar, Simoni, mund të quhet i sakrifikuari tjetër, nga katër portierët e ftuar për ndeshjet e marsit.

Silvinjo ka 26 të ftuar në total për sfidat e marsit. Këto zgjedhje ishin të detyruara, pasi vetëm 23 mund të jenë të gatshëm në një ndeshje.

Gjithçka do të nisë në orën 20:45. Ky është dueli i parë për dy skuadrat në Grupin K dhe ka vlerë për kualfikueset e Botërorit 2026./k.k

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV