Fier,rrahu për vdekje 80-vjeçarin se s’i dha birra, Prokuroria çon për gjykim Ilir Nukajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Ilir Nukajn, i cili akuzohet se dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në fshatin Povelçë më 12 tetor 2024 duke i shkaktuar vdekjen 80-vjeçarit, Namik Rustemi.

Ai akuzohet për Plagosje e rëndë me dashje’ me pasojë vdekjen parashikuar nga nenet 88/2 dhe 89 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimin penal nr.1591, të vitit 2024, rezultoi se më datë 12.10.2024, në fshatin “Hoxhare e Re” (Povelçë), Njësia Administrative Dërmenas, bashkia Fier, shtetasi Namik Rustemi për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve Namik Rustemi dhe  A. Rustemi, 77 vjeçe. (bashkëshortë), ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka gjetur vdekjen njëri prej tyre, informoi sot prokuroria e Fierit.

Nukaj u arrestua një ditë pas vrasjes. Sipas hetimeve 47 vjeçari që njihej edhe me emrin Ledjan, kishte shkuar në dyqanin e të moshuarit dhe i kishte kërkuar birra, por 80-vjeçari ka refuzuar, duke e njohur si person me precedent kriminal. Pas refuzimit, Nukaj ka ushtruar dhunë ndaj çiftit. Më përpara Nukaj ka qenë më parë i dënuar me 10 vite burgim për tentativë vrasjeje.

Nukaj u hetua nën masën e sigurimit ‘arrest me burg’/k.k

Të fundit

Kutitë e reja të emergjencës/ Çfarë përmbante kutia e fuqisë së artë që theu Ola

Prime i së shtunës nisi me një kuti emergjence të thyer. Disa kuti të reja janë shtuar në shtëpinë e...

Pse Berisha po humbet qetësinë nga dueti komik Rama–Basha?

Nga Mero Baze Duket qartë që dueti Rama–Basha e ka shqetësuar Sali Berishën. Edhe pse i gjithë dueti i tyre në fakt synon krijimin e...

Protesta në Turqi për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit

Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit,...

Granit Xhaka bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e fëmijës

Granit Xhaka është bërë baba për herë të tretë. Mesfushori ka njoftuar ardhjen në jetë të vajzës së tij. Futbollisti ndërkohë ka zbuluar edhe emrin...

Korreshi flet si mik i Dash Sulës, komenton Bashën: Mund të zhvishet dhe lakuriq…

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, foli këtë të Shtunë për Klan News sa i takon përgatitjes për garën e 11 Majit dhe jo vetëm....

Lajme të tjera

Web TV