Çdo ditë në kronikën e zezë nuk mungojnë lajmet e aksidenteve në Shqipëri. Minimumi, regjistrohet një në ditë.
Një i tillë është shmangur mrekullisht sot në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Një shofer i papërgjegjshëm duke parakaluar në një mënyrë të gabuar, për pak është përplasur me autobuzin e transportit publik.
Fati dhe kujdesi i shoferit te transportit publik shmangu tragjedinë e radhës në kryeqytetin e shqiptarëve, këtij populli që ka pasion makinat, shpejtësinë dhe pakujdesinë.
Asnjëherë nuk kanë munguar apelet nga insitucionet përkatëse, por mesa duket edukimi rrugor duhet të fillojë të mësohet që në gjenezë sepse vetëm kështu do të rritim qytetarë të denjë e të kujdesshëm që nuk rrezikojnë për kapriço jetët e të tjerëve!/kb