Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uroi sot besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Sulltan Nevruzit.
Në këtë ditë të bekuar feste dhe optimizmi, që përkon me lindjen e Imam Aliut, uroj përzemërsisht të gjithë besimtarët bektashianë: Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit!
Shëndet, mbarësi dhe begati në çdo familje shqiptare!
“Pranvera dhe Demokracia, triumfojnë përherë” shkruan Meta.
Nga qelia e paraburgimit ku ndodhet prej tetorit 2024 pasi po hetohet nga SPAK për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje intekonjeksioni si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji me porosi në favor të bizesmenit, Meta e kujton ditën e nevruzit me një foto të tij në kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve./k.k