Sot është ‘Ora e Tokës’ ndaj të rinjtë e Lezhës u bënë pjesë e aktivitetit sensibilues për klimën dhe biodiversitetin. Përmes punimeve artistike dhe fletëpalosje informuese përcollën mesazhe për mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e energjisë.
‘Ora e Tokës’ shënohet çdo vit të shtunën e fundit të muajit Mars, ndaj miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat për 1 orë (20:00-21:00) për të treguar angazhimin e tyre në mbrojtje të natyrës.
Jak Gjini, ekspert mjedisi tha se: “Dora e njeriut dhe ndryshimet klimatike e kanë vënë në presion të madh mjedisin natyror.”
Ndërsa në Vlorë, të rinjtë u bënë protagonistë të një tjetër veprimtarie për mjedisin, që përkon dhe me Ditën Ndërkombetare të Pyjeve. Ata mblodhën mbeturinat që hedhin personat e papërgjegshëm në Pyllin e Sodës.
Ndërsa kryebashkaku i Vlorës, Ermal Dredha theksoi se “Pylli i Sodës i perket gjithe qytetit dhe duhet mbajtur e ruajtur nga të gjithë, kjo për faktin se Vlora prioritet ka turizmin”.
Megjithatë, ndotja është një problem i vjetër në Pyllin e Sodës që ende s’ka marrë zgjidhje./kb