Në një reagim në rrjete sociale, Shehaj thotë se ka qenë në Mar-a-Lago me ftesë të një senatori amerikan, dhe ka marrë pjesë në një tryezë me senatorë, kongresmenë dhe biznesmenë të fuqishëm pranë administratës “Trump”.
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se vizita e tij në Mar-a-Lago, hotelin dhe fushën e golfit të Donald Trump, ishte një xhiro e thjeshtë.
Sipas kryeministrit, vizita e Shehajt në rezidencën e Trump në Miami ishte njësoj sikur kryeministri të shkonte përpara kullës Trump në Nju Jork dhe të shkrepte foto aty.
“Ej po ky, e patë atë që thoshte “po ju flas nga Mar-a-lago”. Si me shku unë në Trump Toëer në Nju Jork dhe të them “po ju flas nga Trump Toëer, mbështetje e plotë e reformës”, u shpreh Rama.