Kryetari i PD, Sali Berisha i ftuar në një studio televizive, foli për përgatitjet e opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Berisha tha se sheh entuziazëm te shqiptarët e diasporës dhe ata brenda vendit.
Kreu i PD veçoi edhe takimin me simpatizantët në Shkodër ku prezantoi kandidatët e opozitës për deputetë.
“Kam gjetur entuziazëm te shqiptarët jashtë atdheut, atmosferë që nuk e shihja prej 1990”, tha Berisha.
“Unë do ta cilësoja këtë atmosferë të pashembullt që nga 1992, të tillë atmosferë shpërthyese, optimizëm dhe entuziazëm që kam gjetur të shqiptarët jashtë vendit dhe qytetarët e Shkodrës së fundit që nuk i kam përjetuar që prej 1992. Një atmosferë optimiste dhe vendosmëri e madhe për të ndarë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe që është narkodiktatura, nga ky regjim që po i varfëron dhe largon shqiptarët”, u shpreh kreu i PD./kb