Formula 1, McLaren dominon edhe në çmimin e madh të Kinës, keq Ferrari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si parashikohej, McLaren dominoi edhe në Çmimin e Madh të Kinës. Oscar Piastri fitoi etapën e dytë të Botërorit 2025, duke kaluar në finish përpara shokut të skuadrës, Lando Norris, që javën e kaluar kishte triumfuar në Australi.

I nisur nga pole position, Piastri zhvilloi një garë perfekte, duke regjistruar suksesin e tretë në karrierë. Piloti australian konfirmoi se do të luftojë deri në fund me shokun e tij të ekipit, për titullin e kampionit të botës.

Norris nga ana e tij arriti të kalonte George Russell me Mercedes prej startit të garës, duke bërë që ky i fundit të ngjitej në shkallën e tretë të podiumit me një paraqitje solide dhe efikase.

Jashtë podiumit mbetën makinat Ferrari. Prej kthesës së dytë, Hamilton dhe Leclerc u përfshinë në një kontakt në pistë, me pilotin nga Monako që u detyrua ta vijonte garën me krahun e përparmë të dëmtuar.

Në gjysmën e garës, Hamilton u detyrua t’i hapte rrugën shokut të ekipit, që ishte dukshëm më i shpejt në pistë, për të provuar ofensivën ndaj Russell, por që ishte e pasuksesshme.

Sikur kjo të mos mjaftonte, tre xhiro përpara fundit, Leclerc humbi edhe betejën me Max Verstappen, i cili edhe pse u paraqit nën nivelin e pritur, e mbylli garën në vendin e katërt.

Pasi fitoi garën Sprint të së shtunës, Hamilton u pozicionua vetëm i gjashti, përpara Ocon që befasoi me makinën Haas, e cila ka gjithashtu motor Ferrari. /e.t

Të fundit

Vijon cirku politik mes njëri-tjetrin, Rama-Bashës: Luli ishte kukulla e bufit të kënetës

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e sotëm me qytetarët në “Sy m’sy” u ndal tek reforma në drejtësi dhe...

Kryeministri Rama telefonon Ballën live, zbardh axhendën e takimeve në Greqi

Në komunikimin live me qytetarët, Rama telefoi drejtuesin e Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Ballën, për të folur për takimin shqiptarët në Kretë. “Do të...

Berisha i bashkohet “trendit”/ “Diss” Ramës dhe Bashës me Unikkatilin

Pas Ramës dhe Bashës që i bënin “diss” njëri-tjetrit me këngët e Unikkatilit, trendit nuk i ka shpëtuar as Sali Berisha. Në një video...

Mjekët paralajmërojnë: Ky grup njerëzish nuk duhet të hajë banane

Peggy Tan, dietologe, nga Qendra Shëndetësore Komunitare Tiong Bahru dhe një anëtare e grupit SingHealth, shpjegon pse bananet janë të mira për ju dhe...

“Të kërkoj falje për lotët”/Gjesti dhe Egli darkojnë në suitë:Më ka munguar prezenca jote

Gjesti i kërkoi falje Eglit për gabimet e tij në një darkë të organizuar për t’u sqaruar rreth situatës mes tyre. Ai pranon se nuk...

Lajme të tjera

Web TV