“Ja pse nuk flenë turistët”, Rama zbulon hilen e hoteleve: Tramvajin në Vlorë e bën Luli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama është ndalur këtë të dielë në qytetin e Vlorës, ku përveç takimeve politike, zhvilloi dhe një tryezë me operatorët turistikë, tashmë që sezoni turistik është në prag.

Teksa foli për planin e ri për ndarjen e plazheve publike dhe atyre private, kreu i qeverisë kishte dhe një apel për drejtuesit e hoteleve, të cilët sipas tij vijojnë të lundrojnë në informalitet.

Rama nuk harroi të ironizonte dhe një kërkesë për një tramvaj në Vlorë, për të cilin tha se mund ta bëjë vetëm Lulzim Basha, njësoj siç bëri atë në Tiranë.

“Kemi ndërtuar një plan të ri me një ndarje shumë të qartë dhe me një balancë shumë të arsyeshme mes plazheve private dhe atyre publike që do të menaxhohen nga bashkitë. I ftoj të ecin në gjurmët e bashkisë së Lezhës. Bashkia duhet të zhvillojë një sipërmarrje bashkiake që të kenë ofertën e tyre paralele me atë privat dhe t’iu ofrojnë qytetarëve shezlongë dhe çadra me çmime më të ulëta. Nuk do të ndërtojnë bashkitë dhe beach bar. Kjo është një gjë që do ta ofrojmë. E dyta që është po aq e rëndësishme.

Për tramin në Vlorë duhet Luli, në Tiranë e ka bërë, është i suksesshëm, kishte në plan për ta çuar deri në Durrës, por e zuri gjumi dhe e la.

Ka një hile të madhe që e bëni të gjithë ju. Një hile me deklarimin e netëve të fjetjes. Për të dalë faqebardhë nga kjo fazë informaliteti, ju kemi ulur TVSH në 6% që të deklaroni sa… Ka një shifër që thotë që nga 10 milionë turistë të huaj që e kanë vizituar Shqipërinë, 3.9 milionë netë qëndrimi janë pak problem. Do t’iu japim mundësinë që të bëni një paradeklarim. Nëse nuk doni kontrolle dhe të fokusoheni te klientët, një nivel shfrytëzimi 65% dhe do të paguani detyrimin te bashkia. E dimë që niveli do jetë më i lartë, por do e nisim këtu. Nga 30 tetori do të ketë një nivel 20%. Prapë ju do të keni një fitim ekstra. Në 2026 do të futet platforma digjitale e-vizitors dhe nuk do të shmangeni dot më”, tha Rama./   S,M

Të fundit

Shpikjet e shekullit 21, pesë nxënës nga Lushnja fitojnë çmimin e parë në Shqipëri

Pesë nxënës të arsimit fillor të shkollës “Skënder Libohova” në Lushnjë janë vlerësuar me çmimin e parë në Shqipëri...

“E vërteta nuk ka frikë nga fushatat”, Ardit Bido i përgjigjet padisë së Fredi Belerit

Eurodeputeti Fredi Beleri ka vendosur të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj kandidatit të Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, Ardit Bido, duke e kallëzuar këtë të...

Rishfaqet tuberkulozi, rreth 232 raste janë zbuluar gjatë vitit 2024 në Shqipëri

Ka një perceptim se tuberkulozi është zhdukur, por në fakt çdo vit ka pacientë që trajtohen në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. 232 raste të...

Doktori: Ilaçe europiane/ Berisha i rikthehet mjekësisë: Do shtojmë mjekët e spitalet

Sali Berisha i fokusuar tek programi elektoral, po përpiqet të kopjojë kundërshtarin e tij, Edi Ramën. Në vend të pasaportave europiane, doktori u premton...

Të ardhurat e turizmit/ Arrihet rekordi, ja shuma që shpenzoi mesatarisht një i huaj

Ecuria në rritje e turizmit nga viti në vit është përkthyer edhe në më shumë të ardhura nga ky sektor për vendin tonë. 4.99 miliardë...

Lajme të tjera

Web TV