“Mos pini ujë nga e njëjta shishe plastike”, studiuesit lëshojnë alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët vazhdojnë studimet mbi ndikimin që ka konsumimi i ujit të ambalazhuar në plastikë për shëndetin. Një studim i fundit nga shkencëtarët kinezë, i publikuar në “Communications Biology”, ka nxjerrë në pah rreziqet e mundshme të mikroplastikës që përthithet përmes ujit të ambalazhuar.

Sipas këtij studimi, shishet plastike janë burimi kryesor i mikroplastikës që hyjnë në organizmin e njeriut. Përveç kësaj, ato transportojnë një ndotës të njohur si benzopiren, i cili është toksik dhe gjendet në mjedis. Studimi thekson se këto grimca plastike, pasi thithen përmes sistemit tretës, mund të dëmtojnë organet e brendshme, veçanërisht murin e zorrëve dhe veshkat, duke shkaktuar inflamacion dhe pasoja të rënda për shëndetin.

Mikroplastika ka një madhësi shumë të vogël, rreth pesë milimetra, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë eliminimin e saj. Ajo gjendet jo vetëm në ujë, por edhe në ushqime, dete dhe oqeane. Në shumicën e rasteve, mikroplastika krijohet nga copëzimi i mbetjeve plastike më të mëdha.

Si alternativa ndaj ujit të ambalazhuar, rekomandohet përdorimi i shisheve të ripërdorshme dhe filtrimi i ujit të rubinetit. Gjithashtu, shmangia e plastikës njëpërdorimshme dhe përdorimi i ambalazheve të ripërdorshme mund të ndihmojë në reduktimin e ndotjes plastike dhe mbrojtjen e shëndetit./   S,M

Të fundit

Pesë shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë

Presioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk ka simptoma. Megjithatë, nëse lihet...

Çdo të sjellin protestat e mëdha kundër Erdogan?

“Frika nuk ka asnjë dobi në vdekje! Ju do të mposhteni nga drejtësia jonë, guximi ynë, modestia jonë, nga fytyra jonë e qeshur!”. Kështu u...

Belinda Balluku: Voto PS, bashkoju rrugës së fatit europian të Shqiptarisë!

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë thirrje sërish për të votuar Partinë Socialiste më 11 maj. “VOTO 5, bashkoju rrugës së fatit europian të shqiptarisë, për...

Qumështi i gjirit redukton vonesat në zhvillim

Qumështi i gjirit redukton risqet e lidhura me vonesat në zhvillim. Sipas studimit të fundit mbi të mirat që ka, rezulton se mbron nga...

“Po vjen sherifi…”/ Berisha publikon video-mesazhin e Chris LaCivita-s

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi mesazhin e kryestrategut të fushatës fituese të Donald Trump, i cili tani është aktivizuar për fushatën e opoitës shqiptare. “Jam...

Lajme të tjera

Web TV