“Orët i ke të numëruara”/ Berisha-Ramës: Prite Diasporën se po vjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët në Napoli të Italisë.

Nga Napoli, Berisha ka parlajmëruar kryeministrin Edi Rama se i ka orët e numëruara dhe fundi i tij po vjen.

Lideri i opozitës është shprehur se ky është viti i diasporës dhe kanë mbetur vetëm 50 ditë nga shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Po shkojmë drejt raundit të fundit të bejetës sonë rreth 50 ditëve që kanë mbetur. Këto 50 ditë janë vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kam deklaruar me bindjen me të thellë se ky vit është viti i diasporës shqiptare sepse njëlloj si dikur shekuj më parë do jenë shqiptarët nga jashtë që do të shpëtojnë Shqipërinë. Prite Edi Rama Diasporën se po vjen, po vjen të shpëtojë mëmëdheun.

Po vjen t’i dalë zot Shqipërisë, po vjen të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi të cilin do ta kishte lakmi Escobari , Totorino, El chapo. Edi Rama, me ditë të numëruara diaspora po vjen. Po vjen, sepse ti shkatërrove njëra pas tjetrës ëndërrat më të bukura dhe fisnike të shqiptarëve.

Shqiptarët kishin një ëndërr dhe ishte pluralizmi.

Ti sot bëre një luftë të egër, çnjerëzore, për një vend pa opozitë. Riktheve në Shqipëri partinë shtet. PS e ktheve në Partinë e Punës së Shqipërisë.

Krimi i diktaturës tënde bazohet në drogën krimin dhe plaçkitjen e shqiptarëve”, ka deklaruar Berisha./     S,M

Të fundit

Dhunuan Klea Prengën, Prokuroria kërkon tre vite burg për Marinela Berishën

Prokuroria ka kërkuar tre vite burg për Marinela Berishën, e cila së bashku me motrën e saj, Antonelën, dhunuan...

Jorida Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, qytetarët janë braktisur nga qeveria

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidate në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një ecje në zonën...

Me urdhër arresti, por Millorad Dodik largohet nga Bosnja-Hercegovina

Policia kufitare e Bosnje-Hercegovinës ka nisur një hetim në lidhje me largimin jashtë vendit të Millorad Dodik. ndaj tij është lëshuar një urdhër policor, ndërsa...

Tek Atalanta “mbajnë frymën”, Gjimshiti zbulon gjendjen e tij

E sigurt është se në radhët e Atalantës nuk ishin shumë të lumtur me atë që panë në “Arenën Kombëtare”. Sfida ndaj Andorrës për...

Lëngu i orizit dhe kurat më të mira natyrale për shëndetin e stomakut

Stomaku i njeriut ka kapacitetin për të mbajtur rreth 220 gramë ushqim. Atij i nevojitet 4 deri në 6 orë për të zbërthyer ushqimin...

Lajme të tjera

Web TV