Kryetari i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi, akuzoi Sali Berishën si hajdut, dhe e paralajmëroi se humbja e tij më 12 maj do të jetë e turpshme. Gjatë një takimi elektoral, Doshi tha se do t’ia marrë PD-së një mandat në Kukës.
Në këtë takim kryetari i PSD Doshi tha social demokratët janë të pranishëm në gjithë vendin duke kërkuar mandate deputeti në 12 qarqet e vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Votoni PSD se unë jam deputeti që ju kam përfaqësuar dhe do t’ju përfaqësoj edhe 4 vjet të tjera”, tha Doshi./ S,M