Një zbulim i ri në Parkun Kombëtar Yellowstone ka shfaqur aktivitetin e vazhdueshëm të supervullkanit që ndodhet nën sipërfaqen e tij. Shkencëtarët e Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS) kanë zbuluar një vatër të re termale në zonën Norris Geyser Basin, e cila po çliron avuj të nxehtë në ajër.
Vatra ndodhet në fundin e një rrjedhe lave dhe është pjesë e një rajoni me aktivitet hidrotermal të shpeshtë. Shkencëtarët e zbuluan atë gjatë verës së kaluar kur një studiues i parkut vuri re avullin që ngrihej mes pemëve.
Pas verifikimeve, ekspertët konstatuan se vatra është shumë e re, pasi është e mbuluar me një shtresë të hollë argjili dhe temperaturat arrijnë deri në 77°C. Ky nuk është rasti i parë i këtij fenomeni në zonë, pasi një vatër e ngjashme u zbulua në vitin 2003.
Megjithëse vatra vazhdoi të lëshonte avull deri në vjeshtë, gjatë dimrit aktiviteti i saj u ul dhe u mbush me ujë. Ekspertët thonë se nuk dihet nëse pluhuri i avullit do të rikthehet në verën e vitit 2025.
Pavarësisht këtyre shenjave të aktivitetit, USGS siguron se nuk ka asnjë rrezik për shpërthim të madh, pasi supervullkani nuk pritet të shpërthejë për të paktën 100,000 vjet./E.T