‘E lashë Amerikën pas 17 vitesh’/ Qytetari nga Saranda: Këtu bëj 15 herë pushime në vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë zhvilloi takime në Sarandë me sipërmarrësit të cilët kishin vendosur që të riktheheshin në Shqipëri dhe të investonin në vendin e tyre.Madje një prej sipërmarrësve të pranishëm në këtë takim i cili kishte lënë Amerikën pas 17 vitesh për vendin e tij të lindjes i ftoi shqiptarët që të rikthehen në atdheun e tyre.

Sipas asaj që Romeo Dauti tha, në Amerikë punonte me orë të gjata dhe jeta ishte vetëm “punë dhe shtëpi”, ndërsa këtu në Shqipëri ai pohoi se përpos punës ke mundësi që të jetosh, të shijosh një kafe, madje dhe të shkosh me pushime “10-15 herë në vit”.

“Unë jam Romeo Dauti, kam jetuar 17 vjet në Amerikë, pjesa më e bukur e jetës dhe jam kthyer para 10 viteve. Merrem me imobiliare dhe me ndërtim. Ka qenë shumë e vështirë kur flisja me njerëzit këtu. Je i çmendur që je kthyer nga Amerika më thoshin, por ju betohem që kam punuar 18-19 orë. Po të punosh në Shqipëri aq orë, mund të marrësh shumë herë më shumë.

Amerika është një fabrikë pune, punë-shtëpi, nuk e kuptojnë njerëzit. Këtu pinë kafe, bëjmë jetën si na do qejfi dhe iki 10-15 herë në vit me pushime. Këtu është një Amerikë e vërtetë, Amerikën e gjeta këtu. I bëj thirrje njerëzve të kthehen sepse këtu ka shumë opsione, shumë mënyra për të bërë sukses”, tha ai./e.t

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV