Sipas një studimi, 43% e femrave vuajnë nga mosfunksionime seksuale (epsh i ulët, orgazma të rralla, marrëdhënie të dhimbshme).
Dhe ndërsa shumë mund t’ia atribuojnë këtë gjendje faktorëve mjekësorë (trajtime me ilaçe, metoda kontraceptive, etj.), ka prova që ia atribuojnë mosfunksionimin seksual femëror personalitetit të individit.
Për këtë arsye, studiuesit u përqendruan tek gratë që në atë kohë po i nënshtroheshin një lloj trajtimi për të lehtësuar vështirësitë e tyre seksuale.
Atyre iu dhanë teste të personalitetit për të parë se me cilat karakteristika (si ekstroversioni, pranueshmëria, ndërgjegjja, stabiliteti emocional dhe hapja ndaj përvojave të reja) identifikoheshin më shumë. Më pas ata u pyetën se si i përballuan situatat, për shembull sa shpejt e pranuan një situatë ose sa shpesh u ndalën në një problem pa gjetur një zgjidhje dhe thjesht e përjetësuan ankthin e tyre. Sipas studimit, mënyra se si i trajtojmë ngjarjet rrit ose ul stresin që ndjejmë.
Mënyra e jetesës ndikon në kënaqësinë seksuale
Bazuar në përgjigjet e grave, studiuesit zbuluan se ato që ishin më pak ekstroverte dhe për këtë arsye kishin një pikëpamje më negative për jetën, kishin gjithashtu funksionim më të keq seksual.
Hulumtimi gjithashtu zbuloi se gratë që janë më ekstroverte, si dhe ato që janë më të hapura ndaj përvojave të reja, priren të funksionojnë më mirë seksualisht, në krahasim me gratë që ishin introverte ose jo aq të hapura ndaj përvojave të ndryshme. E njëjta gjë ishte e vërtetë për gratë që prireshin ta shihnin jetën negativisht ose të ndëshkonin veten.
Shkurtimisht, kënaqësia e jetës suaj seksuale mund të varet nga sa pozitivisht e shihni jetën në përgjithësi, një gjetje e mbështetur nga hulumtime të tjera, si ai i botuar në 2016 që arriti në përfundimin se më shumë njerëz ekstrovertë kanë jetë seksuale më aktive sesa njerëz më introvertë./k.k