Kryeministri Rama në takimin e zhvilluar me sipërmarrësit e rinj në Sarandë, ka lëshuar kritika ndaj kryebashkiakëve, kryesisht atyre të bashkive të vogla.
Rama u shpreh se këta kryebashkiakë humbin kontaktet me realitetin.
“Kryetarët e bashkive të vogla humbin kontaktet me realitetin. Mbyllen atje dhe rrinë me të njëjtët njerëz. Informacioni është kryesori. Do kemi shumë krahë pune nëse arrijmë të çajmë rrethimin e keqinformimit”, tha Rama./ S,M