Një telefonatë ka mbërritur në sallën operative të policisë së Tiranës për një ngjarje në Kamëz. Është raportuar për një konflikt, po ashtu edhe për të shtëna me armë zjarri. Policia ka shkuar në vendngjarje për ta verifikuar nëse ka pasur të shtëna.
Raportohet se konflikti ka ndodhur në rrugën OSBE.
Ndërkohë policia është në kërkim të një makine tip ML ngjyrë të bardhë që dyshohet se është përfshirë në ngjarje.
Fillimisht është raportuar nga qytetarët për të shtëna me armë, por ende nuk është verifikuar nëse është përdorur armë zjarri.
Ndërkohë policia ka rrethuar një automjet që ka dëmtim në xhamin e parë. Po kryhen verifikime nëse ka dëmtim nga plumbi apo sende të tjera./ S,M