Policia e Kosovës, në rajonin e Prizrenit, ka ndaluar një kombi me targa vendore i cili po lëvizte në drejtimin nga kufiri Shqipëri-Kosovë.
Sipas Policisë, gjatë kontrollimit të personit dhe kombit janë gjetur të ngarkuara në rreth 1200 kg duhan të papërpunuar.
Sipas Policisë, lidhur me rastin drejtuesi i mjetit së bashku me automjetin janë sjellë në SPMK Dragash për procedura të mëtejme.
‘Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti iniciohet si ‘kontrabandë me mallra dhe shmangie nga obligimet doganore’. Automjeti dhe malli janë konfiskuar, ndërsa personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë’, thuhet në njoftim./k.k