Më shumë para nga taksa e pronës/ Bashkitë mblodhën 7.7 mld lekë vitin e shkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitin e shkuar 61 bashkitë grumbulluan më shumë para nga taksa e pronës. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se nga 6.1 miliardë lekë në 2023-shin, njësitë e pushtetit vendor arkëtuan gati 7.7 miliardë lekë nga “detyrimi mbi pasurinë.”

“Ka ende hapësirë në drejtim të mbledhjes së të ardhurave nga taksa mbi pasurinë. Kjo hapësirë mund të vijë duke u ngushtuar me përfundimin  reformës së administratës “online” ku të gjitha bashkitë do të kenë një panoramë më të qartë mbi objektet në territoret e tyre”, shpjegon Adelina Farrici.

Nga taksa mbi ndërtesat, vitin e shkuar u mblodhën më tepër para nga çfarë ishte planifikuar. Nga 7.3 miliardë lekë të pritura, 61 bashkitë grumbulluan 359 milionë lekë më tepër.

Tani a janë shfrytëzuar, në momentin e planifikimit a ka qenë ky real apo është vendosur një masë 10 për qind më shumë se vitit paraardhës, atëherë kjo lë për të diskutuar”, shton Farrici.

Të dhënat nga “financat” tregojnë se Tirana sjell gati gjysmën e totalit të parave nga taksa e pronës. Lista pasohet nga Elbasani, Vlora, Fieri dhe Durrësi.

“Kjo shkon në raport me numrin e popullsisë dhe banesave. Tirana ka përqendrimin më të lartë, ndaj ndodh kështu”, shtoi Farrici.

Nga viti 2026, për taksën e  pronës e cila paguhet te fatura e ujit do të paguhet më shumë. Kjo për shkak të ndryshimeve ligjore. Taksa e pronës nuk do të llogaritet më mbi “çmimet referencë”, por në bazë të vlerës që ajo banese apo tokë ka.  /E.T

Të fundit

Nis takimi përmbyllës i fushatës së PS/ Rama shoqërohet nga bashkëshortja Linda

Partia Socialiste po zhvillon këtë pasdite mitingun përmbyllës të fushatës elektorale, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11...

Takimi përmbyllës i fushatës elektorale të PS/ Parku Olimpik mbushet me socialistë(VIDEO)

Siç shihet nga pamjet, parku është mbushur nga mbështetës të kësaj force politike, e cila kërkon mandatin e katërt qeverisës. Kujtojmë se në një videomesazh...

Denoncimi i Këlliçit/ Ambulancat do shpërndajnë para natën, kam informacione të sigurta!

Kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë sot një deklaratë të fortë për mediat, duke denoncuar një skenar të dyshimtë që, sipas tij,...

Udhëtime pa bagazh: Tendenca e re që ju kursen para dhe kohë në aeroporte

Udhëtimi me avion shpesh shoqërohet me një mori sfidash: radhë të gjata, tarifa të larta për bagazhet dhe përpjekjet e përhershme për të paketuar...

Rama para mitingut përmbyllës të fushatës/ Jam kurioz për votën e diasporës (VIDEO)

Kryesocialisti Edi Rama po bëhet gati që të finalizojë këtë fushatë elektorale në ditën e fundit, ku pas pak do të mbajë edhe mitingun përmbyllës dhe...

Lajme të tjera

Web TV