Operatorët turistikë/ Rama: Deklaroni të ardhurat, ndryshe inspektorët ju mbeten në derë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga operatorët turistikë që të jenë të saktë në raportimin e netëve të fjetjes, duke theksuar se do të zbatohet një sistem i ri kontrolli dhe monitorimi. Ai u bëri thirrje atyre të shfrytëzojnë mundësinë e paradeklarimit për të shmangur inspektimet. Rama theksoi se në vitin 2026 do të hyjë në fuqi platforma digjitale “e-Visitors”, e cila do të monitorojë në kohë reale fluksin e turistëve.

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me operatorët turistikë në Vlorë, ku diskutoi mbi sezonin turistik dhe masat që qeveria po ndërmerr për menaxhimin e plazheve dhe deklarimin e të ardhurave. Por mes diskutimeve, kreu i qeverisë bëri edhe një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj sipërmarrësve të sektorit, duke iu kërkuar që të jenë të saktë në raportimin e netëve të fjetjes, përndryshe do të përballen me kontrolle nga inspektorët.

Rama theksoi se aktualisht shumë hotele dhe struktura akomoduese operojnë në informalitet, duke mos deklaruar numrin real të turistëve dhe të ardhurave që sigurojnë. Ai rikujtoi se qeveria ka ulur TVSH-në në 6% për këtë sektor me qëllim që operatorët turistikë të deklarojnë më shumë të ardhura, por sipas tij, ende ekziston një hendek i madh midis numrit të vizitorëve të huaj dhe netëve të raportuara.

“Ka një hile të madhe që e bëni të gjithë ju, me deklarimin e netëve të fjetjes. Nga 10 milionë turistë që kanë vizituar Shqipërinë, vetëm 3.9 milionë netë qëndrimi janë të raportuara dhe kjo është një problem. Ne do t’ju japim mundësinë e paradeklarimit, që të shmangni kontrollet dhe të përqendroheni te klientët. Një nivel shfrytëzimi 65% do të ishte një pikënisje e pranueshme dhe do të paguani detyrimet përkatëse te bashkia. Niveli i vërtetë do të jetë më i lartë, por ne do ta nisim këtu,” deklaroi Rama.

Ai paralajmëroi se nga 30 tetori do të vendoset një nivel minimal 20% për deklarimin e netëve të fjetjes dhe se në vitin 2026 do të hyjë në fuqi platforma digjitale “e-Visitors”, e cila do të mundësojë një monitorim të plotë të fluksit të turistëve, duke i dhënë fund shmangieve fiskale.

Lexo edhe :  Sulmi ndaj produktit vendas, ku është shteti?

“Kur të hyjë në funksion sistemi i ri digjital, nuk do të ketë më mundësi shmangieje. Gjithçka do të jetë e monitoruar dhe të dhënat do të jenë të sakta. Deri atëherë, ju jeni të lirë të zgjidhni: ose të bëni paradeklarimin dhe të shmangni kontrollet, ose të prisni inspektorët,” u shpreh ai.

Në këtë takim, Rama foli edhe për ndarjen e re të plazheve mes hapësirave publike dhe private, duke i bërë thirrje bashkive që të ndjekin modelin e Lezhës për të krijuar struktura që ofrojnë çadra dhe shezlongë me çmime të kontrolluara.

Gjatë bisedës, kryeministri ironizoi edhe një kërkesë për ndërtimin e një tramvaji në Vlorë, duke e lidhur me projektin e ngelur pezull të Lulzim Bashës në Tiranë. “Trami në Vlorë? Për këtë duhet Luli, ai e nisi një në Tiranë dhe e la përgjysmë, kishte në plan ta çonte deri në Durrës, por e zuri gjumi,” tha Rama me ironi.

“Deputet i përjetshëm në Vlorë”

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ai vijon të jetë deputet i Vlorës, megjithëse nuk është në listën e kandidatëve të këtij qarku. Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me kandidatët për deputetë të PS në Vlorë, ku tha se deri sa të mbyllë sytë, Vlora për të do të mbetet një vend ëndrrash.

Ai tha gjithashtu se politika i ka një borxh ta madh vlonjatëve dhe sipas tij, nuk ka arsye që qytetarët e Vlorës të mos jenë të kënaqur me mundësitë që u jep ai vend. “Jam apo s’jam në listën e Vlorës, unë jam deputet i Vlorës. Deri kur të mbyll sytë Vlora për mua do të jetë ajo që ka qenë kur kam mësuar notin.

Një vend ëndrrash edhe një vend ku fuqia e ëndrrave duhet të jetë ajo që i çon para njerëzit. Një vend i bekuar nga Zoti, si gjithë Shqipëria, por me veçoritë e veta nga Zoti, për t’u bërë vendi që s’ka asnjë arsye që kush jeton këtu të jetë jo vetëm krenar, por edhe i kënaqur me mundësitë që u jep ky vend”, tha Rama.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV