Rama: Minjtë në këtë vend i kapim vetëm ne. Madje, jemi aq të zotë sa kapim edhe tanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama prezantoi të hënën kandidatët e Partisë Socialiste për Gjirokastrën.

Kreu i qeverisë theksoi se zgjedhjet e 11 majit janë një moment historik për integrimin në BE.

“Për herë të parë janë bashkuar ylli i fatit tonë, me yllin e fatit të tyre, jo vetëm ne duam që të bëhemi anëtarë të BE, por edhe ata duan që të na kenë në BE sa më parë. Ky është një moment që nuk do të thotë që do jetë i tillë në pafundësi. Është derë që është hapur tani për arsye që lidhen me ne sepse kemi bërë detyrat, kemi fituar respekt, na besojnë, por edhe për arsye që nuk lidhen me ne, sepse BE është në një moment kur përballet me një botë të trazuar”.

“Edhe ata që janë demokratë duhet të bashkohen tek ajo kutia jonë në fletën e votimit. Sepse duhet që negociatat të mos ndërpriten asnjë sekondë, të mos luhatet procesi asnjë sekond, kemi negociuar një kalendar 3 vjet. Janë 250 mijë faqe me ligje, me vendime, me rregulla që duhen marrë dhe adaptuar. Një votë më e fortë se sa thjesht shumica e PS, është mesazh për atë në Bruksel, se shqiptarët përtej të majtës e të djathtës, përtej partive, po na thonë me votën e tyre që ne e kuptojmë mesazhin tuaj, e pranojmë sfidën që na keni bërë. Ne të gjithë si popull mbështesim këtë proces dhe duam të bëhemi anëtarë të BE. Nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre ka macja, të gjithë ata që votojnë nuk duhet të shohin se çfarë ngjyre kemi ne. Duhet të ndjekin atë porosinë e Ten Ciao Pinit, që thonte: Nuk më intereson çfarë ngjyre ka macja, më intereson që të kapë minjtë. Dhe minjtë në këtë vend i kapim vetëm ne. Madje, jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm të komshinjve. Dhe këtë gjë, kundërshtarët na e “këndojnë” si diçka për të cilën duhet të ulim kokën. Por, pikërisht për këtë ne duhet ta mbajmë kokën edhe më lart”, shtoi Rama. /e.t

Të fundit

Mjekët japin detaje rreth shëndetit të Papa Françeskut

Shefi i ekipit mjekësor të Papa Françesku deklaroi se ai ishte aq pranë vdekjes në një moment të trajtimit,...

Pesë shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë

Presioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk ka simptoma. Megjithatë, nëse lihet i pakontrolluar, mund të shkaktojë...

Çdo të sjellin protestat e mëdha kundër Erdogan?

“Frika nuk ka asnjë dobi në vdekje! Ju do të mposhteni nga drejtësia jonë, guximi ynë, modestia jonë, nga fytyra jonë e qeshur!”. Kështu u...

Belinda Balluku: Voto PS, bashkoju rrugës së fatit europian të Shqiptarisë!

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë thirrje sërish për të votuar Partinë Socialiste më 11 maj. “VOTO 5, bashkoju rrugës së fatit europian të shqiptarisë, për...

Qumështi i gjirit redukton vonesat në zhvillim

Qumështi i gjirit redukton risqet e lidhura me vonesat në zhvillim. Sipas studimit të fundit mbi të mirat që ka, rezulton se mbron nga...

Lajme të tjera

Web TV