Raporti i DASH fundosi Berishën/ Ngjela: Saliu ka devijacion psikik, e ka kap deliri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raporti i Departamentit Amerikan fundosi kryetarin e PD-së Sali Berisha me raportin e fundit të publikuar, duke i dhënë të drejtë dhe mbështetur hetimet dhe akuzat e SPAK-ut ndaj ish-kryeministrit, për “non gratën’ dhe aferën ‘Partizani’.

Avokati Spartak Ngjela ndan po këtë mendim që e ka shprehur në mënyrë konsistente në analizat e tij, duke thënë se tani Berisha ka probleme me devijacionet psikike të njeriut nën akuzë, ndaj edhe “duhet t’ia durojmë të gjitha ato që thotë”.

Duke folur për “Studio Live” ai u shpreh  se me ish-kryeministrin po ndodh e njëjta gjë që shkrimtari Kafka shpjegon te libri i tij “Procesi”.

Madje ai hodhi edhe dyshimin se mënyra se si po sillet kreu i selisë blu, tregon se ndoshta kanë shkuar me çanta në SHBA për të bindur presidentin Trump për t’i hequr ‘non gratën’ apo akuzat, me mendjen se ai funksionon si biznesmen.

“Ta gjej Saliu se kush e ka shkruar. Si mund të gënjejë njeriu për DASH-in. Por njeriut për hallin personal duhet t’ia durosh të gjitha, ka deviacion psikik, e njoh shumë mirë unë. Është në hall ai. Ai është “Procesi”, ai që ka shkruar Kafka. Ashtu është procesi i të hetuarit dhe të dënuarit që pret të dënohet me burg, kjo është psikika. Gënjeshtra, kuptohet se si duket kanë shkuar me çanta të blejnë Trump, biznesmen, e dinë presidentin amerikan të tillë, e di si veten e tij Saliu. Etika njerëzore e tregon këtë, e mendon ndryshe, se nuk është as jurist, as prokuror. Është në delir, edhe i persekucionit, edhe i madhështisë, kalojnë nga njëri te tjetrit. Kur i kap dëliri i madhështisë dalin e duket sikur do pushtojnë botën. E keni parë ju, SPAK e ka në dorë ta dënojë, ky thotë do e shkrijë. Por të shkrijë SPAK duhen 2/3 e votave, por e kuptoj është frika dhe deliri i personit nën akuzë”, thotë Ngjela.

Madje ai shprehu befasi edhe për mënyrën se si Berisha po sillet, duke diktuar gjithçka vetë dhe duke mos ia lënë avokatëve profesionistë që ta mbrojnë nga akuzat.

Lexo edhe :  “Zgjedhjet ishin farsë”, Bardhi: Vëzhguesit në Fier kanë votuar në emër të qytetarëve

“Në botë individi në të tilla pozicione e ka nga natyra dhe shkollimet që ka bërë, besim të avokati, kurse këta drejtojnë avokatin, do marrin pafajësi me shprehje popullore. Ku e di ky çfarë është prova, akuza, fakti juridik dhe pafajësia, kështu që do ta durojmë”, shprehet avokati mes të tjerash.

Ngjela foli edhe për marrëveshjen ushtarake trepalëshe Kroaci-Shqipëri-Kosovë, duke thënë se është “60% Iliri”, duke i cilësuar kroatët si një gjak shqiptar. Ai shtoi se kjo aleancë, ka tensionuar Serbinë, sepse përfshin marrëveshje armatimi dhe të prodhimit të tyre. Por në situatën ku perëndimi gjendet përballë SHBA-ve, kjo është diçka e natyrshme, sepse edhe BE duhet të riarmatoset, ashtu edhe siç Britania e Madhe dhe Europa e ka deklaruar nëpërmjet liderëve të saj së fundmi.

“Erdhën te Teuta e madhe, te Iliria. Është Iliria ajo, përfaqëson të paktën 60%. Ndaj ka marrëdhënie të mirë mes kroatëve dhe shqiptarëve, janë një rracë,. Por kanë humbur gjurmë, katolikë historikë, ata e dinë këtë. 60% e marrëveshjes është Iliri. Por aleanca që kanë bërë qartë ka ngritur tensionin në Beograd. Sepse bëhet fjalë për armatosjen dhe prodhimin e armëve. Këtu është tërhequr politika amerikane dhe këta këtë thonë, ikën ata, tani jemi ne dhe BE, do e bëjnë bashkë. Do prodhohen vetë, këtu nis një konkurrencë për armët e luftës dhe mbrojtjes mes SHBA dhe BE-së. Duket si lëvizje pro Moskës ajo e SHBA-ve, por mund ta ketë në funksion të interesit personal-amerikan. Mbrojtja e Europës kërkon investime në mbrojtje, ushtarake. Perëndimi europian dhe Anglia kërkon riarmatosjen e ushtrisë për mbrojtje në këtë situatë të krijuar”, shpjegon avokati./E.T

Të fundit

“Shkodra Elektronike” “shndrit” Kalanë e Rozafës

Shkodra Elektronike zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëmje të veçantë, duke sjellë emocione përmes një koncerti në kështjellën...

Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor dhe raundi i dytë më 2...

Protesta pro palestineze në Londër, 474 të arrestuar!

Të paktën 474 persona janë arrestuar gjatë një proteste gjatë një demonstrate të "Veprimit për Palestinën" në Londër, një organizatë e ndaluar nga qeveria britanike...

Rikthehet “avazi” i Kapshticës për emigrantët, radhë në kufirin grek

Si çdo vit tjetër, mesi muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe. Vetëm 5 ditët e fundit...

Samiti i 15 gushtit, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin? Ku interesat takohen

"Vendndodhja ka rëndësi", është një rregull i artë për agjentët e pasurive të paluajtshme. Duke zgjedhur Alaskën si vend për samitin e tij të...

Lajme të tjera

Web TV