Shqipëria rikthehet tek fitorja dhe mposht me goleadë Andorrën në “Air Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja kuqezi lë pas humbjen ndaj Anglisë në Wembley, teksa fiton pastër 3 me 0 ndaj Andorrës, duke i’u gëzuar fitores së parë në këtë fushatë eliminatoresh. Shqipëria e nisi menjëherë vrullshëm sfidën dhe me motivimin për të imponuar lojën menjëherë ndaj kundërshtarit.

Dhe në fakt ndeshja nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Minuta e 9 një goditje dënimi nga e djathta e krosuar në mënyrë pefekte nga Asllani, shfrytëzohet nga sulmuesi Rey Manaj që me kokë e çon topin në rrjetë, për golin e avantazhit. Në minutën e 20 do të vinte edhe goli i dytë, pas një aksioni të përkyer, me Brojën që merr një top nga e djathta i ikën mbulimit të mbrojtësit, e më pas vendos të pasojë për Rey Manaj, me sulmuesin që nuk fal teksa gjen golin e dytë për kuqezinjtë.

Falë kësaj dopiete Rey Manaj shkon në kuotën e 10 golave me fanellën kuqezi duke barazuar dy legjenda në historinë e kësaj kombëtareje: Sokol Kushtan dhe Igli Taren. Avantazh i dyfishtë brenda 20 minutash lojë që u jep lojtarëve të Sylvinhos qetësinë dhe besimin e duhur.

Në pjesën e dytë ritmi nuk do të ndryshojë, me ekipin tonë përfaqësues që dominoi në lojë duke kontrolluar topin, ndërsa Andorra përpiqet të mos pësojë gola të tjerë. Manaj u afrua sërish tek goli, por këtë herë bomberi lushnjar ishte i pafat. Në fraksionin e dytë minuta pati edhe për Myrto Uzunin, që zëvendësoi Brojën dhe shënoi në minutën e fundit të sfidës./ D.C

Të fundit

Qëlloi ndaj abuzuesit të djalit të tij, dënohet me 5 vite burg legjenda e UFC-së

Cain Velasquez, ish-kampioni i peshave të rënda të UFC-së, është dënuar me pesë vjet burg për një incident me...

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe Hashim Thaçin, por i kishte zbuluar

Një bisedë e kryeministrit Albin Kurti me dy komedianë rusë, ka nisur të shkaktojë reagime të mëdha. Kurti ra pre e një shakaje të...

Danimarka do të vendosë shërbimin ushtarak për gratë

Danimarka do të vendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë në të ardhmen. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri danez i Mbrojtjes Troels...

Spiralja e ndritshme në qiell, pjesë e misionit të qeverisë amerikane

Një spirale e ndritshme u shfaq në qiellin e Britanisë së Madhe dhe të Irlandës para dy netësh, duke ngritur pikëpyetje të mëdha tek...

Konstituohet Këshilli i ri Drejtues i RTSH-së, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar me 10 vota

Është konstituuar  Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja e sotme u drejtua nga kryetari i zgjedhur nga parlamenti, Fatjon Hoxhalli. Gjatë mbledhjes...

Lajme të tjera

Web TV