SPAK “lan duart” nga një hetim i dytë për Adriatik Llallën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës dhe SPAK janë dukë bërë “ping-pong” me hetimin e një kallëzimi ku ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, akuzohet për “shpërdorim të detyrës”.

Ish-kryeprokurori i dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, që nuk shkoi asnjëherë në qeli, pasi u largua jashtë vendit para dënimit, është kallëzuar nga një ish-oficer policie gjyqësore. Ky i fundit pretendon se Llalla ka “shpërdoruar detyrën”, kur firmosi një urdhër-shkarkimit të menjëhershëm nga detyra në vitin 2016, për shkak të një komenti të tij në rrjetet sociale.

Gjykata e Posaçme mori së fundmi në shqyrtim një kërkesë të SPAK për pushimin e këtij hetimi, por gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, u gjend në situatën ku dosja nuk ishte më në duart e SPAK. Në këto kushte, gjyqtarja Gjoka vendosi të deklarojë të papranueshme kërkesën e SPAK, pasi gjykimi kishte mbetur pa objekt.

Por ç’ka ndodhur me hetimin penal të SPAK, nr. 103 të vitit 2024. Referuar vendimit të Gjykatës së Posaçme, të siguruar ngaA2, fillimisht kallëzimi për “shpërdorim detyre” ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla është regjistruar nga Prokuroria e Tiranës në shkurt të vitit 2023.

Pas gati 1 vit hetimi kjo prokurori ka regjistruar emrin e ish-kryeprokurorit Llalla si person nën hetim.  Në të njëjtin moment Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe e ka dërguar dosjen në SPAK, si prokurori që mund të hetojë akuzat ndaj një ish-kryeprokurori.

Pasi e ka marrë në dorë, SPAK ka regjistruar çështjen penale, por po aty ka vendosur të heqë emrin e Llallës krah akuzës “shpërdorim detyre”.

Shtatë muaj më vonë, SPAK, ka kërkuar të pushojë çështen, fakt që nuk refuzuar nga Gjykata e Posaçme, që duke vënë re hetime të paplota, ka kthyer dosjen për 3 muaj në prokurori. Ndërsa gjykata priste rezultatet e veprimeve hetimore të kërkuara prej saj, më 30 dhjetor SPAK ka shpallur moskompetencë, duke e përcjellë dosjen në Prokurorinë e Tiranës.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit 8 Qershor 2025, temperatura deri në 38°C

SPAK ka vlerësuar se për rastin në fjalë mund të ndodheshin para mundësisë për të hetuar veprën penale të “mashtrimit kompjuterik”. Referuar vendimit të Gjykatës së Posaçme, kallëzuesi i Llallës ka pretenduar se SPAK nuk zbatoi urdhërimet e gjykatës dhe ka kërkuar vazhdimin e hetimit, hetim që ndodhet tashmë në duart e prokurorisë së kryeqytetit./A2

Të fundit

“Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për...

Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në...

Shqipëri “e thatë” në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Pas barazimit pa gola me Serbinë në "Air Albania", transferta e sotme e kombëtares shqiptare me Letoninë nuk rezultoi e suksesshme. Në minutën e 21-të,...

Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku...

“Urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka foluar në emisionin "Frontline" në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Erion Braçe ka...

Lajme të tjera

Web TV