Trump do të vendos tarifa 25% ndaj vendeve që blejne naftë ose gaz nga Venezuela

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se çdo vend që blen naftë ose gaz nga Venezuela do të paguajë një tarifë 25% për çdo tregti me Shtetet e Bashkuara. Kjo masë do të hyjë në fuqi më 2 prill dhe është e lidhur me akuzat e Trump për dërgimin e “dhjetëra mijëra” individëve me natyrë dhunshme nga Venezuela në SHBA.

Trump ka ndërmarrë këtë veprim pas një vendimi të tij për të mbyllur një licencë që SHBA-ja kishte dhënë për Chevron për të operuar në Venezuela dhe eksportuar naftë, për shkak të mungesës së progresit në reformën zgjedhore dhe kthimin e migrantëve. Ai gjithashtu ka përdorur Ligjin e Armiqve të Huaj të vitit 1798 për të justifikuar deportimin e anëtarëve të bandës Tren de Aragua pa urdhra për largim.

Kina, që është blerësi më i madh i naftës venezueliane, ka reduktuar importet për shkak të tarifave të mëparshme, duke detyruar PDVSA-në, kompaninë shtetërore venezueliane, të zbresë çmimet për të vazhduar shitjet. Spanja, Italia, Kuba dhe India janë gjithashtu konsumatorë të rëndësishëm të naftës venezueliane.

Nëse Trump nuk e zgjat periudhën, importet e naftës venezueliane në SHBA do të ndalen në fillim të prillit. Nuk ka pasur ende një reagim nga qeveria e Nicolás Maduro për këtë vendim./k.k

Të fundit

Babai iu arrestua për blerje votash, kandidatja e PSD në Fier: E pavërtetë…

Kandidatja e PSD-së Limonera Bozha në Fier, në një deklaratë për mediat, thotë se akuzat për blerje votash ndaj...

Berisha i vetëm në selinë e PD, braktiset nga ‘besnikët’ e tij

Në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i PD Sali Berisha është parë duke mbërritur në seli në orën 10:30. Nga rezultatet e...

Chris LaCivita publikon pamjet: Ja si vidhen votat në Shqipëri

Udhëheqësi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka publikuar momentin e përplasjes mes deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe dhe grupit të kandidatit...

Të gjithë të lumtur dhe kënaqur

Edhe pse numërimi i votive nuk ka përfunduar ende, tashmë është i qartë rezultati. “Ndoshta jane zgjedhjet e vetme ne historine e pluralizmit shqiptar ku...

“Opozita s’mund të merret peng për sigurinë e Zenit”/ Ish deputeti ‘leksion’ Berishës

Ish- deputeti Ralf Gjoni thotë se Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i PD. I ftuar në Report TV, duke komentuar rezultatet e deritanishme...

Lajme të tjera

Web TV