Trump do të vendosë tarifë 25% ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se çdo shtet që blen gaz apo naftë prej Venezuelës, do të paguajë tarifë prej 25 për qind në tregtinë që bën me Shtetet e Bashkuara.

“Tarifat sekondare” do të hyjnë në fuqi më 2 prill, ka thënë Trump përmes një postimi në platformën e tij Truth Social.

Trump ka thënë se e ka marrë këtë vendim, sepse Venezuela ka dërguar “dhjetëra mijëra” njerëz në SHBA, të cilët kanë “natyra shumë të dhunshme”.

Ky njoftim e rriti çmimin e naftës së papërpunuar për gati 1.5 për qind.

Më herët gjatë këtij muaji, Trump e ka pezulluar për 30 ditë licencën që i ka dhënë SHBA-ja kompanisë së naftës, Chevron, e cila prej vitit 2022 ka operuar në Venezuelën e sanksionuar.

Presidenti e ka marrë këtë vendim pasi e ka akuzuar presidentin Nicolas Maduro se nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm për reformat zgjedhore dhe kthimin e migrantëve.

Trump ka thënë më herët gjatë muajit se e ka fuqizuar Aktin 1798 për Armiqtë e Huaj për të arsyetuar dëbimin e anëtarëve të dyshuar të bandës venezuelase Tren de Aragua, pa pasur urdhra përfundimtarë të gjyqtarëve për imigrim.

Kina, e cila veçse është e prekur nga tarifat amerikane, është blerësja më e madhe e naftës së Venezuelës.

Në shkurt, Kina ka pranuar direkt ose indirekt 503.000 fuçi nafte në ditë prej Venezuelës.

Spanja, Italia, Kuba dhe India janë konsumatorët tjerë të naftës venezuelase.

Qeveria e Maduros nuk e ka komentuar këtë vendim./E.T

Të fundit

Mbreti Charles III shtrohet në spital, shkak efektet anësore nga trajtimi i kancerit

Mbreti Charles III u shtrua në spital të enjten për shkak të disa efekte anësore që pësoi gjatë trajtimit...

Rritet euro dhe paundi britanik, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e tjera

Sot, më 28 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.5 lekë dhe shitet me 92.9 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.9 lekë. Franga...

“Eurovision 2025″/ Ja se kur do të performojë Shqipëria në gjysmëfinalen e parë

Shqipëria do të marrë pjesë në "Eurovision Song Contest 2025" që do të mbahet në Bazel, Zvicër. Përfaqësuesit e këtij viti janë grupi "Shkodra Elektronike"...

Kryemadhi ‘braktisë’ politikën dhe i futet kinematografisë: Jam duke realizuar një film

Deputetja e Lirisë, Monika Kryemadhi ka zbuluar mbrëmjen e sotme se i ka hyrë botës së kinematografisë. Në një intervistë në emisionin ‘Opinion’ në TV...

Reshje shiu dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë edhe këtë të premte do të ndikohet nga mot i paqendrueshëm Në zonat malore pritet të vazhdojnë reshjet e borës, ndërsa në pjesën...

Lajme të tjera

Web TV