Trump kritikon portretin e tij në Kongresin e Kolorados: Fotografi e keqe, hiqeni!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar një portret të pikturuar gjatë mandatit të tij të parë që është vendosur në Kongresin e Shtetit të Kolorados – dhe ka kërkuar që guvernatori i shtetit ta heqë atë.

Portreti, i pikturuar me vaj nga artistja, Sarah Boardman dhe i zbuluar në vitin 2019, paraqet presidentin me një kostum të errët dhe kravatë të kuqe.

“Askush nuk i pëlqen një foto apo pikturë e keqe e vetes, por ajo në Kolorado, në Kapitolin e Shtetit, e vendosur nga Guvernatori, së bashku me të gjithë presidentët e tjerë, u shtrembërua qëllimisht në një nivel që edhe unë, ndoshta, nuk e kam parë kurrë më parë”, tha Trump në një postim në rrjetin e tij Truth Social.

Trump pohoi gjithashtu se artistja që krijoi veprën kishte krijuar më parë një portret të Barack Obamës, për të cilin ai tha se ishte “i mrekullueshëm”, duke sugjeruar se cilësia e punës së saj ishte përkeqësuar me kalimin e kohës

“Artistja bëri edhe Presidentin Obama, dhe ai duket i mrekullueshëm, por piktura ime është vërtet më e keqja”, nënvizoi Trump.

Ai shtoi se shumë njerëz në Kolorado kishin telefonuar dhe shkruar për këtë portret të tijin, e cili duket se i zbut tiparet e presidentit./e.t

Të fundit

Mjekët japin detaje rreth shëndetit të Papa Françeskut

Shefi i ekipit mjekësor të Papa Françesku deklaroi se ai ishte aq pranë vdekjes në një moment të trajtimit,...

Pesë shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë

Presioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk ka simptoma. Megjithatë, nëse lihet i pakontrolluar, mund të shkaktojë...

Çdo të sjellin protestat e mëdha kundër Erdogan?

“Frika nuk ka asnjë dobi në vdekje! Ju do të mposhteni nga drejtësia jonë, guximi ynë, modestia jonë, nga fytyra jonë e qeshur!”. Kështu u...

Belinda Balluku: Voto PS, bashkoju rrugës së fatit europian të Shqiptarisë!

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë thirrje sërish për të votuar Partinë Socialiste më 11 maj. “VOTO 5, bashkoju rrugës së fatit europian të shqiptarisë, për...

Qumështi i gjirit redukton vonesat në zhvillim

Qumështi i gjirit redukton risqet e lidhura me vonesat në zhvillim. Sipas studimit të fundit mbi të mirat që ka, rezulton se mbron nga...

Lajme të tjera

Web TV