Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ditën e sotme sasinë e fletëve për votuesit nga jashtë.
Sasi e cila do të jetë 250 724 fletë, duke llogaritur numrin e votuesve të regjistruar plus 2%.
Votat e votuesve nga jashtë është vendosur të numërohen në Parkun Olimpik “Feti Borova”.
Në këtë ambient gjtihashtu do të përgatitet dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë si dhe do të ruhen dhe administrohen votat deri në nisjen e numërimit./ S,M