Divorci me Jennifer Lopez, Ben Affleck e thotë “troç”: Ishte e turpshme…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndarja e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ishte padyshim më e bujshmja. Gjatë një bisede të sinqertë me britanikun GQ, Affleck ka hedhur pak dritë mbi prishjen e martesës së tij me Lopez dhe marrëdhënien me gruan e parë, Jennifer Garner.

Çifti Lopez dhe Affleck u ndanë Gushtin e vitit të kaluar, pas një kërkese për divorc nga aktorja. 52-vjeçari ka thënë për mediat e huaja se në marrëdhënien e tyre nuk kishte asnjë skandal, “telenovelë” apo intrigë që të kishte shkaktuar ndarjen.

Gjatë intervistës ai nuk u ndal shumë tek ndarja e tij me Lopez, por një frazë mjaftoi që të nënkuptohej gjithçka.

 

“Arsyeja që nuk duaj ta është thjesht sepse është e turpshme”, tha ai.

Affleck u ndal dhe tek raporti i tij me gruan e parë, Jennifer Garner.

“Jam vërtet i lumtur që kam njohur në jetë një grua si ajo. Jennifer Garner është një partnere he një nënë e mrekullueshme.”

Megjithëse kohët e fundit janë parë shpesh të dalin bashkë në publik, mediat e huaja thonë se Garner ka “frikë” që të dashurohet përsëri me aktorin. Gjithçka është një çështje besimi.

Historia e dashurisë së Affleck dhe Lopez filloi për herë të parë në vitin 2002 kur ata u takuan gjatë xhirimeve të filmit Jersey Girl.

Ata u fejuan vitin e ardhshëm, por u ndanë në vitin 2004. Rrugët e tyre u bashkuan në Korrik 2021, duke u martuar vetëm një vit më vonë./K.K

Të fundit

Horoskopi, e mërkurë, 26 Mars 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Pavarësisht kundërshtive të shumta që do keni sot, ju sërish do ja dilni mbanë të realizoni ato që mendoni...

A mund t’i përgjigjeni pyetjes që pothuajse të gjithë gabojnë në intervistat e Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni 60 sekonda para se tehut...

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Lajme të tjera

Web TV