Shtyhet për në datë 7 prill seanca gjyqësore në ngarkim të ish ministrit Fatmir Mediu.
Shkak u bë mungesa e tij, i cili kishte një ftesë në Kongresin Amerikan nga data 24 mars deri në datën 1 prill.
Sipas avokatit Henrik Ligori, Mediu duhet të jetë vetë i pranishëm për të paraqitur komentet mbi akt ekspertimin tekniko-ushtarak.
Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën duke i tërhequr vëmendjen Mediut, që mungesa të kësaj natyre nuk do të konsiderohen më në seancat e ardhshme./ S.M