Një natë pas qëndrimit me Jozin në suitën që u mundësua nga Vëllai i Madh, Loredana ka biseduar me Gertën për raportin e saj të dashurisë.
Loredana i thotë Gertës se ka besim tek Jozi dhe se ai nuk është xheloz. Ndërsa më tej ajo me shaka thotë se “jam ëndrra e çdo e vjehrre”.
Ndërkohë kujtojmë se ndarja e parë dhe zënka që Jozi bëri me Loredanën ishte për shkak të xhelozisë, pse banorja bëri një lojë me Gjestin, fakt ky që e bëri Jozin të mos e vijonte me romancën me Lorin.