Rama rinis turin me diasporën! Në fundjavë në Kretë e Athinë, më 13 prill në Milano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i rikthehet takimeve me diasporën e cila në zgjedhjet e 11 majit do të votojë për herë të parë nga shteti ku jeton.

Ndërsa këtë fundjavë do të jetë në takim me shqiptarët e Kretës dhe Athinës, më 13 prill do të jenë në Milano.

Dita u njoftua nga kryeministri përmes një postimi në facebook:

Në Milano, të dielën e 13 prillit ora 15:00, në Via Lampedusa, 11 A – 20141”

Ndërkohë gjatë rubrikës ‘Sy m’sy’ Rama zhvilloi bisedë telefonike edhe me drejtuesin e Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Ballën ku ndanë detaje të takimeve me diasporën.“Kemi përzgjedhur një pikë afër Milanos sepse ajo është pika që i bashkon të gjithë”, tha Balla gjatë telefonatës me Ramën.

Takimi me shqiptarët në Kretë dhe Athinë që do të mbahen më 29 dhe 30 mars.  Në Hania, një ndër qytetet më të mëdha të Kretës, ku do të mbahet takimi jetojnë 10 – 14 mijë shqiptarë.

Takimi në Hania do të mbahet më 29 mars ora 18:00

Do të zhvillohet në një pallat sporti, ku do të marrin pjesë shumë shqiptarë, do të takohemi dhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare aty, pa asnjë dallim të majtë apo të djathtë sepse në fund të fundit, kjo është për ta një vizitë historike që për herë të parë një kryeministër shqiptar shkon t’i takojë. Më pas të dielën do të jetë një takim tjetër i madh me bashkatdhetarë që jetojnë në Athinë’ tha Balla.

KQZ do të dërgojë në fillim të prillit 245.808  zarfe me fletë votimit në 85 shtete ku ndodhet diaspora shqiptare. Qendra për paketimin dhe postimin e zarfeve të diasporës, do të jetë parku olimpik “Feti Borova”. Po aty, do të grumbullohen zarfet që nisin emigrantët dhe gjithashtu aty do të numërohen.

Lexo edhe :  'Parkime gjatë gjithë vijës bregdetare'/ Rama në Vlorë tregon projektin, mbi dhe nëntokë!

85 janë shtetet nga ku është regjistruar diaspora shqiptare. Italia është shteti që kryeson me regjistrimet, konkretisht 91 210 zgjedhës, ndjekur nga Greqia me 68 292 zgjedhës, Gjermani 25 491 zgjedhës, SHBA 20 669 zgjedhës dhe Britania e Madhe me 17 583 zgjedhës./   S,M

Të fundit

Rasti “Albkings”/ Dënohet me 1 vit e 9 muaj burg një nga menaxherët e grupit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin në lidhje me rastin e njohur si “AlbKings” dhe ka dënuar Florent...

Ç’po ndodh me brezin e ri ?

Nga ARTUR  AJAZI Ç’po ndodh  sot me brezin e ri ? Sapo del nga shtëpia, e para gjë që sheh janë veprimet , deformime, sjelljet...

Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni

Ka raste kur një dhimbje koke mund të tregojë një problem më serioz shëndetësor. Pra, kur duhet të shqetësoheni për një dhimbje koke dhe...

I dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vlorë 40-vjeçari

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 35”, për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar. I dënuar nga...

I tërhoqi flokët gazetares, ish-kryeministri italian kërkon ndjesë: Bëra gabim!

Politikani Romano Prodi ka kërkuar ndjesë për gjestin e tij ndaj gazetares Lavinia Orefici. “Mendoj se ka ardhur koha për të sqaruar disa gjëra për...

Lajme të tjera

Web TV