Bashkimi Evropian ka lëshuar një njoftim që çdo familje në bllokun 27-vendesh të ketë gati një paketë mbijetese tre-ditore në rast lufte ose fatkeqësish natyrore.
Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave Hadja Lahbib tha se propozimet do të paraqiten zyrtarisht si pjesë e një ‘strategjie gatishmërie’ më të gjerë, por pa specifikuar detaje të mëtejshme.
Brukseli shpreson të sigurojë që çdo qytetar të jetë i pajisur për 72 orë rezerva të mjaftueshme në mes të kërcënimit në rritje të shpërthimit të një konflikti botëror.
Qytetarëve të BE-së do t’u thuhet të grumbullojnë një duzinë artikujsh kryesorë, duke përfshirë shkrepëse, dokumente, ujë në shishe, shufra energjie dhe një elektrik dore, si pjesë e kompletit të tyre të ‘rezistencës’.
Udhëheqësit evropianë kanë thënë shpesh herë se pushtimi i Ukrainës së shpejti mund të shpërthejë në një luftë globale.
Disa vende skandinave tashmë e kanë rritur përgatitjen e tyre duke shpërndarë udhëzues për mbijetesën e luftës.
BE i është bashkuar tani përpjekjeve të tilla pas një raporti historik nga ish-presidenti i Finlandës Sauli Niinisto vitin e kaluar mbi forcimin e gatishmërisë civile dhe ushtarake të Evropës.
Në një letër drejtuar shefes së BE-së Ursula von der Leyen, tre ligjvënës nga grupi qendror i Parlamentit Evropian Reneë i kërkuan komisionit të shkojë më tej duke dërguar një manual për çdo familje në bllok për përgatitjen për ‘kriza të ndryshme, nga konflikti i mundshëm deri te fatkeqësitë klimatike, pandemitë dhe kërcënimet kibernetike.
Udhëheqësit e BE besojnë se Vladimir Putin mund të marshojë më tej në Evropë nëse pushtimi rus i Ukrainës është i suksesshëm./k.k