Dyshimi, e Vërteta dhe Zhvillimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Fatkeqësisht sot në Shqipëri ende nuk mund të flitet për ekzistencën e një shkence moderne dhe perëndimore.

Dyshimi është natyrë njerëzore dhe është primare si natyrë, sepse kështu e ka shtyrë atë në mendimin njerëzor, e keqja që mund të vijë, dhe jo e mira.

Njeriun dhe njerëzimin, kush e ka shtyrë përpara: dëshira për të arritur të mirën, apo frika ndaj së keqes?

Kjo pyetje do të mbetet si një enigmë, sepse në funksion të ecjes përpara e gjen përgjigjen edhe te shqetësimi se mund të pllakosë e keqja që ty të shtyn kah mbrojtja, por edhe te optimizmi se, në jetën tënde, do të vijë e mira.

Masat kundër dëmeve që mund të sjellë një e keqe e menduar se po vjen si realitet, shpesh janë elemente të zhvillimit.

Sipas këtij interpretimi na duhet të pranojmë edhe shprehjen e thellë dhe të bukur që kemi nxjerrë që në lashtësi ne shqiptarët, dhe që thotë:

Jo çdo e keqe vjen për keq, sepse ajo vjen edhe për të mirë.

Dhe shembuj ka shumë nga historia.

Prandaj, duke dashur ta mbyllim këtë diskutim, na duhet të themi se njerëzimi shpesh e ka konceptuar të keqen, që ajo nuk sjell vetëm fatkeqësi, por duhet thënë se njerëzimi edhe të mirën e ka parë shpesh me frikë.

Por këtu, në këtë lloj arsyetimi që po bëjmë hyn edhe aftësia ose paaftësia njerëzore për të kuptuar të ardhmen. Sepse historia na e ka provuar që kuptueshmëria për të ardhmen, nuk vjen e sigurt nga intuita, por më e sigurt ajo konceptohet kur është arsyetuar në mënyrë shkencore.

Lexo edhe :  Edhe ekspertët e SPAK, edhe LaCivita po rikthehen nga SHBA, kundër njëri tjetrit!

Po dyshimi?

Ai do të ekzistojë gjithmonë, sepse është pjesë thelbësore e zhvillimit. Dhe gjuha shqipe e ka si konceptim të qartë fjalën – Dyshim, sepse në shqip ajo vjen nga koncepti dy, domethënë që ende nuk jemi te njëshi si e vërtetë midis dy apo më shumë arsyetimeve, për një send apo një fenomen.

Dhe këtu hyn sigurisht edhe vetë ndarja e kohës sonë nga shekujt e mesjetës.

Shekulli i XX dhe shekulli ynë janë shekuj të shkencës, kjo tani nuk ka diskutim, dhe kultura shkencore vjen e i vendoset çdo individi nga shkolla, niveli i saj dhe shkëlqimi i mendjeve të ndritura për të sjellë zhvillimin me anë të shkencës.

Prandaj na duhet të themi se shkenca moderne në Evropë, gjeti vetëm një armik ideor: Fenë.

Dhe kjo përplasje tani quhet një njollë e zezë e historisë. Kurse sot qytetrimi i lartë shpresën sigurisht që e ka te shkenca dhe tek universitetet e nivelit të lartë në Evropë, në Amerikë dhe në Japoni.

Po në Shqipëri?

Fatkeqësisht sot në Shqipëri ende nuk mund të flitet për ekzistencën e një shkence moderne dhe perëndimore./   S,M

Të fundit

Fatmir Mediu sërish foto nga rruga me LaCivita: Zhvilluam një takime pune

Fatmir Mediu thotë se ka zhvilluar një takim pune me Chris LaCivita, drejtues i fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë...

Ndeshja ndaj Elbasanit, Shkëmbi: Ia dalim me shpirt luftarak, pres shumë nga ekipi

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi doli në konferencë, para ndeshjes ndaj Elbasanit.“Si është gjendja e ekipit? Nuk është se po kalojmë një moment të...

Kryepiskopi Joan uron besimtarët myslimanë të Shqipërisë me rastin e Fitër Bajramit

Fortlumturia e Tij, Joani, vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, me rastin e Fitër Bajramit. Atje u mirëprit nga Kryetari i këtij...

“I duket vetja i bukur”- Rama ironizon Berishën:Bufin tonë e kemi peshqesh nga diktatura

Në takimin me shqiptarët e Athinës në Greqi, kryeministri Edi Rama ironizoi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Edi Rama: E kam për nder  tha ai...

Barcelona e pandalshme në La Liga, katalanasit marrin fitoren e radhës ndaj Gironas

Barcelona mundi 4-1 Gironan, në ndeshjen e La Liga. Katalanasit kaluan në epërsi në minutën e 43-të, me Ladislav Krejci që ishte i pafat,...

Lajme të tjera

Web TV