Ekipi më i dobët në 34 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Partia Demokratike ka nxjerrë për fushatën e zgjedhjeve të 11 Majit, ekipin më të dobët në 34 vjet. Askush nuk e besonte se, pas humbjeve katastrofike pas 2013, Berisha nuk do të kishte mundësinë të  nxirrte të paktën një listë me emra dhe figura të pranueshme nga baza e asaj partie. Ajo që pritej ndoshta po ndodh tani në degët e rretheve të PD-së. Qejfmbetje, mërzitje, akuza, shpërfillje, largime, dhe gjithçka tjetër mund të dëgjosh në degët e PD-së dhe bazën e saj.

Primaret e Berishës, të propoganduara me aq bujë, rezultuan “mashtrim”, dhe kur pale, në prag të fushatës më vendimtare të asaj partie. Të fushatës nga ku varet fati i PD-së dhe Sali Berishës. Listat e primareve u hodhën në koshin e plehrave, kurse lista emërore me kandidatët e rinj të asaj partie, u hartua nga vetë Sali Berisha dhe rrethi i ngushtë i tij.

Pa marrë fare parasysh kontributet dhe pikët e arritura nga konkuruesit në primare, Berisha fshiu nga memorja emra të spikatur të asaj force politike. Transferimi i “komisarëve politikë” nga njëri qytet tek tjetri pa asnjë argument bindës, si dhe futja në listat e sigurta të emrave aspak bindës dhe të akuzuar nga baza e partisë, tregoi qartazi, se Berisha luan me fatet e asaj partie për interesat e veta personale.

Të konkurosh në 11 Maj, me listë të mbushur me emra që nuk gëzojnë respektin e anëtarësisë, dhe të shpallësh “programin e fitores”, kur në fakt nuk ke program, alternativë dhe ekip bindës, është më tepër se tallje me fatin e mbështetësve të tu. Të mburresh me LaCivita-n, dhe ta paguash atë “sa frëngu pulën” për një fushatë thjesht fasadë, pasi humbjen e ke të sigurtë, kjo është poshtëruese për ata që deri dje, të rrinin poshtë ballkonit dhe shpresonin tek ti.

Lexo edhe :  Ç’po ndodh me brezin e ri ?

Por Berisha nuk e ka problem. Ai e “nuhat” humbjen, dhe kësaj here po bën të gjitha përpjekjet, që fushata dhe propoganda e tij, për “arritjen e fitores” të duken sa më bindëse. Largimi demonstrativ i Dash Sulës (gjë të cilën Berisha nuk e priste) e ka nxirë keq imazhin e ish-liderit historik të PD. Ka rënë përfundimisht mendimi dhe bindja absulote e shumicës së anëtarësisë se “Doktori është i drejtë dhe i ndershëm me njerëzit që i shërbejnë politikisht”.

Jo, Doktori ecën vetëm në “rrugicën” që të shpie në interesat e tij, dhe të atyre që i përdor gjithmonë kur ndjen rrezik. Ndoshta tek Dashi, ai nuk shihte “njeriun e duhur” dhe e flaku. Ajo që ngjau me Dash Sulën, po ngjet edhe me emra të tjerë në Tiranë dhe disa degë, ndaj situata e brëndshme në PD, sa vjen dhe bëhet më dramatike.

Në këto kushte, edhe sikur të dojë Berisha, tani nuk ndryshon më asgjë. Largimi pa kthim i Dash Sulës, po pasohet nga të tjerë emra në Tiranë dhe rrethe, duke zhvleftësuar totalisht listën emërore të Berishës, e cila pa asnjë mëdyshje, mbetet  shkaku kryesor i një humbje të thellë në 11 Maj.

Ajo që pritet pas 11 Majit, është furia e sulmeve të Berishës ndaj “bukshkelësve” që u larguan duke “i shërbyer Ramës”…  Një teori  dhe skenar i vjetër, sa vetë kariera e Doktorit në politikë, që nuk “pi më ujë” në 2025.

Të fundit

Arbana Osmani së shpejti rikthehet në ekran? Ja postimi që ngriti dyshimet (Foto)

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ngritur dyshime mbi një rikthim të saj në ekran, përmes një postimi në...

“Gruaja më e votuar në primaret e Elbasanit u fut në listë të mbyllur”, Sula ironizon PD

Deputeti Dashnor Sula sërish ironizoi lënien jashtë listave të PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai tha se kandidatja grua më e votuar në...

“Do bëhem e famshme”, kandidatja e PS: Bardhi ka frikë nga unë i dal në ëndërr (VIDEO)

Kandidatja më e re e PS në listën e qarkut Fier i është përgjigjur akuzave të drejtuesit politik të PD në këtë qark. Në një...

Cilat ushqime përmbajnë më shumë kalium se suplementet?

Kaliumi është thelbësor jo vetëm për rregullimin e presionit të gjakut, por edhe për funksionimin e duhur të sistemit tonë nervor. Edhe nëse jeni duke...

Pas 1 muaj agjërim/ Kreu i KMSH uron besimtarët: Uroj që kjo festë të sjellë begati

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu ka uruar sot përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen...

Lajme të tjera

Web TV