Mjekët japin detaje rreth shëndetit të Papa Françeskut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i ekipit mjekësor të Papa Françesku deklaroi se ai ishte aq pranë vdekjes në një moment të trajtimit, saqë mjekët seriozisht menduan të ndërprisnin trajtimin për t’i mundësuar atij të përfundonte jetën në paqe.

Mjeku në spitalin e Romës, Sergio Alfieri, tha se Papa, pas një krize të frymëmarrjes më 28 shkurt, pati probleme të mëtejshme dhe pothuajse u mbyt nga të vjellat.

“Ekzistonte një rrezik i vërtetë që ai të mos e përballonte dot”, tha mjeku.

Ai theksoi se në atë moment mjekët duhej të zgjidhnin rrugën e mëtejshme të trajtimit.

“Duhej të vendosnim nëse do të ndalonim dhe ta linim ose të vazhdonim përpara me të gjitha ilaçet dhe terapitë e mundshme, duke u përballur me rrezikun e dëmtimit të organeve të tjera. Në fund, vendosëm të vazhdonim”, shtoi ai.

Papa 88-vjeçar doli nga spitali të dielën pas krizës më të rëndë shëndetësore gjatë 12 viteve të papatit të tij./    S,M

Të fundit

Cilat ushqime përmbajnë më shumë kalium se suplementet?

Kaliumi është thelbësor jo vetëm për rregullimin e presionit të gjakut, por edhe për funksionimin e duhur të sistemit...

Pas 1 muaj agjërim/ Kreu i KMSH uron besimtarët: Uroj që kjo festë të sjellë begati

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu ka uruar sot përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen...

“Jemi siguria e vetme për SPAK”, Rama: Dorëzuam ‘shpatën’ e drejtësisë me kosto

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së, shpalos sot programin e Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 me të cilën u kërkon votën shqiptarëve në...

Pse rikthimi i amerikanëve në SPAK ka tmerruar Saliun?

Nga Spartak Ngjela Dhe komedia arrin kulmin kur e di tani që ekspertët amerikanë të krimit janë kthyer sërish në SPAK, ai vijon të flasë...

Barometri mujor Gallup rreth Presidentit të SHBA-së

Nga Eduard Zaloshnja Kompania amerikane Gallup, pionere e sondazheve të opinionit, ka 90 vjet që zhvillon një barometër periodik mbi opinionin e amerikanëve për punën...

Lajme të tjera

Web TV