“Një mur na ndante me lopën”, Gjesti rrëfen fëmijërinë e trishtë: Nisa hash*ashin 12-vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prime-n e mbrëmshëm ishte radha e Gjestit të rrëfente për linjën e jetës. Banori tregoi për një fëmijëri të vështirë dhe përdorimin e narkotikëve kur ishte ende i mitur. Por megjithë vështirësitë, kurrë nuk ishte dorëzuar, derisa arriti të jetë një emër në showbizzin shqiptar.

“Jemi tre fëmijë në shtëpi, kemi jetu në një shtëpi në kushte shumë të vështira, një mur na ndante me lopën. E kemi pas shumë të vështirë, kam bërë shumë gjëra që nuk duhet, ia nisa me pi hashash që në moshën 12 vjeçare, nuk isha më vetja, s’isha më Besarti.

Vendosa të largohem, ia nisa me u fal, po shikoja që po shkoja poshtë, po bëja mëkat, për herë të parë ia kam parë lotin në sy prej djalit të vet, kur babi e mësoi që konsumoja drogë. Në moshën 18 vjeç vendosa të ikja larg familjes, babi nuk ka dasht, s’ka pas mundësi babi. E vetmja rrugë isha të largohesha t’i lëndoja dhe të shkoja në shtëpi dhe t’u thoja ia dola.

Shkova në Prishtinë, s’kisha as me ngrënë, as me pi, nuk kanë dit asgjë për mu, kam shku në studio të muzikës, u kam shkru, s’ma hapi dikush derën, e pashë që këtu duhet me ia dalë vetë. Mamin e kam legjendë, besoj se më ka kuptu, për ata jam këtu, me i mbajt, më ka shkatërru malli për ata, dua t’i shoh, unë jetoj për ata, dua me i pa mirë.”, tha Gjesti.

Pas rrëfimit të tij shumë prekës, banori u surprizua nga të dy prindërit dhe u pa të ngashërehej në supet e nënës së tij./    S,M

Të fundit

Dollari në pikiatë/ Rënia më e madhe e monedhës amerikane, në një dekadë

Dollari amerikan ka rënë në nivele minimale përballë lekut shqiptar.Kjo vjen si pasojë e tarifave Trump dhe efekteve në...

“Kujdesem për flokët e mi të bukur”, Trump heq kufizimet për ujin në dushet amerikane

Presidenti Donald Trump ka ndërmarrë hapa për të hequr kufizimet për rrjedhjen e ujit nga dushet amerikane, të vendosura gjatë administratës Obama. Sipas Shtëpisë...

Presidentja Osmani zhvillon një takim me Erdogan: Turqia partner kyç për paqen

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se presidenti turk është...

“Kush do jetë ylli i PS!” Rama përvesh mëngët për mandatin e 4-t, s’komenton Veliajn

Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top...

Ylli i serialit Euphoria, Eric Dane diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Aktori i njohur Eric Dane ka ndarë një lajm tronditës me revistën PEOPLE, duke zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë, ALS (skleroza...

Lajme të tjera

Web TV