Prokuroria e Tiranës merr të pandehur drejtorin e IT në Policinë e Shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça

Prokuroria e Tiranës e akuzon Ervin Muçën për ‘Hyrje të paautorizuar kompjuterike’

Ervin Muça akuzohet se kopjoi bazën e të dhënave TIMS, që regjistron hyrje-daljet e qytetarëve jashtë vendit

Prokuroria ka veçuar çështjen dhe po heton për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ndërhyrja në sistem ishte objekt i Komisionit hetimor të drejtuar nga Ervin Salianji, i cili në fjalën e tij para Kuvendit në përfundim të afatit të punimeve të komisionit, u shpreh se

Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për të qenë drejtor i departamentit të IT.

Ai listoi arsyet e këtij përfundimi duke përmendur procedimin e tij penal në Itali për falsifikim dokumentesh, refuzimin e lejes së qëndrimit gjithashtu në Itali dhe mosplotësimi i formularit të dekriminalizimit.

Salianji shtoi se Muça gjithashtu nuk ishte pajisur me certifikatën e sigurimit të personelit dhe ishte i dy punësuar në agjencinë e Kadastrës

“Nga puna e komisionit rezultoi se Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për të qenë drejtor i departamentit të IT. Ai është proceduar penalisht në Itali për falsifikim dokumentesh në vitin 2007, iu është refuzuar leja e qëndrimit në vitin 2008, nuk ka plotësuar formularin e dekriminalizimit,. Nuk ka kryer trajnimet e detyrueshme.

Nuk ishte pajisur me certifikatën e sigurimit të personelit dhe ishte i dypunësuar në agjencinë e kadastrës.

Emërimi i tij është bërë thuajse 10 ditë para se të hapej vendi vakant dhe 8 ditë para se të dilte urdhri i tij i emërimit”, u shpreh Salianji në Kuvend./    S,M

Të fundit

Rama ndan pamje nga kantieri i superstradës Tiranë-Durrës: Do të lehtësojë qarkullimin

Teksa ka ndarë pamje nga kantieri, kryeministri Rama shprehet se superstrada Tiranë-Durrës do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve...

Këmbimi valutor 2 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me 92.2 lekë. Ndërkohë...

Media gjermane: Pse ia vlen të udhëtosh në Shqipëri këtë vit?

Aktualisht Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bërë një destinacion në trend, shkruan Silke Böttcher në të përditshmen gjermane “Merkur.de”. Me plazhet...

Makina doli nga rruga në Milot-Morinë, ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur pak para mesnate në aksin rrugor Milot-Morinë. Si pasojë ka  humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet. Një aksident...

Izraeli zgjeron operacionet ushtarake në Gaza

Ministri i Mbrojtjes tha se do të ketë evakuim në shkallë të gjerë të popullsisë nga zonat ku ka luftime dhe u kërkoi banorëve...

Lajme të tjera

Web TV